Murali “Perceptimi 2,0” në Tiranë – ndër 100 më të mirët në botë për 2022

Një prej muraleve të Tiranës është përzgjedhur ndër 100 muralet më të mira në botë për vitin 2022 dhe është në garë për vendin e parë.

Ky është murali me titull “Perceptimi 2,0”,  realizuar nga artisti zviceran Fabian Florin, ndodhet në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Në kryeqytetin shqiptar organizohet çdo vit festivali “Mural Fest Tirana”, një prej festivaleve më të veçanta të artit të rrugës. Ky festival tashmë tradicional është inicuar nga drejtori i Agjencisë së Dekorit, Henril Çule, nën përkujdesjen e piktorit shqiptar, Helidon Haliti.

Përzgjedhja e 100 muraleve më të mira të vitit 2022 në botë është bërë nga Street Art Cities. Tashmë është hapur votimi për përzgjedhjen e fituesit.

foto galeri

(r.m.)