Murati: Regjistrimi i automjeteve nuk do të kushtëzohet me tatimin në pronë

Prishtinë, 8 tetor 2021 – Ministri i Financave nëQeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ka njoftuar se regjistrimi i automjeteve tash e tutje nukdotë kushtëzohet mepagesën e tatimitnë pronë.

Murati ka bërë të ditur se me projekt-rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë, të cilën ai ia ka dërguar qeverisë, qytetarët nuk do të kenë nevojë të sjellin vërtetim për pagesën e tatimit në pronë për të regjistruar automjetet.

“Sot kam nisur për në Qeveri Projekt-Rregulloren mbi Pezullimin e Shërbimeve Komunale për Mbledhjen e Detyrimeve të Papaguara të Tatimit në Pronë. Me anë të kësaj rregulloreje përcaktohen shërbimet që mund të pezullohen nga komuna, në rast se pala ka detyrime të papaguara të tatimit në pronë. Aktualisht, për të regjistruar një veturë, pronari i veturës kërkohet të nxjerrë edhe vërtetimin që nuk ka borxhe të tatimit në pronë. Kurse me projekt-rregulloren e re, pas miratimit të saj në qeveri, qytetarët s’do të kenë më nevojë të nxjerrin vërtetimin në fjalë kur regjistrojnë veturën”, ka njoftuar Murati.

Ministri Murati ka thënë se me këtë masë lehtësohet procesi i regjistrimit të automjeteve dhe ulet numri iautomjeteve të paregjistruara, që është një nga kriteret për anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.

Sipas të dhënave jotë plota, aktualisht në Kosovë janë mbi  200 mijë automjete të paregjistruara.

(r.m.)