Murrizi: Kam videon ku hajdutët vjedhin shtëpinë e kreut të SPAK-ut në Lalëz

Ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se kreu i SPAK, Kraja ka vilë në Lalëz dhe Murriz ka videon kur janë futur hajdutët në shtëpinë e tij.

Ai theksoi se policia e Durrësit mendon se kreu i SPAK, Arben Kraja është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë.

Murrizi: Po e them për herë të parë që kreu i SPAK ka vilë në Lalëz dhe kam videon kur janë futur hajdutët në shtëpi. Videon që ka policia e Durrësit e kam dhe unë. Nuk kam dashur që ta bëj publike sepse nuk dua të merrem me të se ai edhe pak muaj është. Ai duhet të tregojë nëse ka apo jo një vilë në Lalëz, nga e gjeti dhe ku e ka marrë? Policia e mendon se ai është shefi i madh dhe prandaj nuk e publikojnë.

Murrizi shtoi se Kraja duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, e sa e ka pasur rrogën.

Murrizi: Unë për punë ditësh mund do ta publikoj si video. Ky duhet të tregojë nëse ka apo jo vilë atje dhe sa e ka marrë, sa e ka pasur rrogën dhe me çfarë justifikimesh. Ai ka qenë hetues i policisë së komunizmit. Një tre-vjeçar ka mbaruar juridikun në vitet ’97.

OraNews

Comment

*