Myftiu Tërnava i thërret besimtarët t’i respektojnë masat kundër COVID-19

Prishtinë, 12 maj 2021 – Myftiu i Kosovës, Naim Tërvana, ka uruar të gjithë besimtarët muslimanë që kanë agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ditën e fundit të Ramazanit, ai ka shprehur kënaqësinë që besimtarët do të mund tëkryejnë në xhami namazin e Fitër Bajramit. Njëherit u ka bërë thirrje mesimtarëve që gjatë ditëve të kësaj feste, të respektojnë masat kundër koronavirusit.

“Ne nesër kemi festë dhe bashkërisht do të jemi në xhamitë tona, për ta falur namazin e Fitër Bajramit. Por, duhet të kemi kujdes, sepse virusi është ende në mesin tonë. Për ta ruajtur veten dhe shëndetin publik, ne kemi hequr dorë nga pjesa ceremoniale e manifestimit tradicional të festës së Bajramit. Në xhami do të jemi vetëm për ta falur namazin e Fitër Bajramit, duke i respektuar protokollet kundër COVID-19. Ju ftoj që të bëni kujdes edhe gjatë vizitave tradicionale të Bajramit”, ka thënë myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në njëmesazh në prag të festës së Bajramit.

Dita e parë e Fitër Bajramit, njërës ndër festat kryesore të besimit Islam, është të enjten.

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se nëpër xhami do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit dhe jo edhe namazi i mëngjesit. Përkëtë arsye, xhamitë do të hapen dhjetë minuta para kohës së faljes së Bajramit.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, më 2020, dy festat e Bajramit, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk kanë mundur t’i falin në xhami.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar, besimtarët myslimanë në Kosovë nuk kanë mundur ta falin në xhami namazit e Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit.

(r.m.)

 

 

Comment

*