Na mbytën talentat dhe ekspertët…

Altin Ahmeti
 
Vazhdojnë të diskutojnë dhe interpretojnë për ‘ Parime” apo kategori që nuk ekzistojnë në të drejtën ndërkombëtare, siç është çnjohja apo tërheqja e njohjes së shtetit!!!
 
Tërheqja e njohjes së një shteti, pasi janë shkëmbyer formalitetet zyrtare sipas konventave të OKB, u zbulua nga këngëtari Ivica Daciq disa vite më parë, i cili promovonte këtë gjetje nëpër disa party që mbaheshin nëpër disa shtete afrikane….
 
Për më tepër, të njejtit mençurakë pretendojn se njohin vullnetin e talibanëve dhe spekulojnë për mundësin e tërheqjes së njohjes së Kosovës, tani që talibanët morën pushtetin dhunshëm në Afganistan…
 
Afganistani ishte shteti i parë formalisht që njohu Kosovën,kur vendi shpalli pavarsinë, dhe kjo njohje u bë nga një qeveri demokratike e zgjedhur në mënyrë legjitime dhe e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
 
Edhe sikur të ekzistonte Instumenti i çnjohjes së shteteve, tërheqja e njohjes nuk do të mund të kryhej nga një bandë apo talibanët, që erdhën në pushtet përmes dhunës.
 
Afganistani është një shtet i njohur dhe i pranuar në OKB, por qeveria e talibanëve ka shanse shumë të pakta të njihet si qeveri e ligjshme nga ky organizëm, Bashkimi Europian apo organizata tjera internacionale.
 
Fundja, një tërheqje e njohjes nga ana e këtyre mbetjeve mesjetare me emrin Taliban, vetëm do i bënte nder vendit.
 
Do të ishte një lajm i mirë që do qarkullonte nëpër gjithë botën, Veprimi i parë i Talibanëve në mardhënjet me jashtë çnjohja e Kosovës dhe shpallja e saj shtet armik i Talibanit.