NASA e shtyn sërish nisjen e raketës rreth Hënës

Cape Canaveral (Florida), 3 shtator 2022 – Raketa që NASA pritet ta dërgojë për një mision rreth Hënës ka pësuar një tjetër rrjedhje të hidrogjenit. Problemi u shfaq të shtunën herët në mëngjes, ndërsa ekipi i lëshimit në Florida filloi ta mbushte raketën rreth 100 metra të lartë, me rreth 4.5 milionë litra hidrogjen.

Brenda pak minutash, një rrjedhje e hidrogjenit u zbulua në afërsi të motorit, në pjesën e fundit të raketës. Inxhinierët po punojnë për zgjidhjen e problemit, me synimin që raketa të niset të shtunën pasdite.

NASA po tenton të dërgojë rreth Hënës një raketë pa ekuipazh, përpara se të nisë një raketë me astronautë në bord.

Nëse ky mision, që është parashikuar të zgjasë 5 javë, shkon mirë, astronautët mund të fluturojnë rreth hënës në vitin 2024 dhe të zbresin në këtë planet në viitin 2025. Kjo do jetë hera e dytë në 50 vjet që astronautët shkelin në Hënë.

(Zëri i Amerikës)