Nata e çmimeve të Festivalit të Filmit në Qendrën “Illyria”, Bronx, NY

Nga Keze Kozeta Zylo

Në Qendrën “Illyria” në Bronx, New York u zhvillua ceremonia e çmimeve të Festivalit të Filmit. 

Në Sallën e Amfiteatrit “Rotunda” në skenë shfaqej me shkronja të arta si:

 “New York True Venture Film Festival, Awards Ceremony”.

Në derën kryesore të mirëprisnin plot mirësi organizatorët kryesorë të këtij festivali të filmit si cifti simpatik: Elona dhe Julian Biba.  Në tapetin e kuq ecnin krenar aktor, muzikantë të zhanreve të ndryshme, anëtarë të jurisë etj.  Dashamirës dhe artistë pozonin përballë banderolës ku ishin venë gjithë sponsorizuesit kryesorë të këtij aktiviteti të rëndësishem artistik.

Kujdes të veçantë tregonin për mbarëvajtjen e Festivalit të Filmit dhe suportuesit kryesorë si aktivistët e palodhur Dritan Haxhia, Blerta Alikaj etj. 

Para kamerave të TV “Alba Life” gazetarja e mirënjohur, Elona Biba dhe Drejtore Executive e Festivalit  tha se ky Festival u zhvillua plot sukses për tri ditë radhazi në Producers Club, Manhattan me pronar z. Alfred Tollja.   

Aty u shfaqen 75 filma ndërkombetarë dhe u shikua nga mjaft artdashës të këtij Festivali. 

Në sallë kishte shqiptarë te suksesshem si znj. Beti Beno, Presidentja e Albanian American Women’s Organization “Motrat Qiriazi”,  znj.Vera Mjeku dhe të huaj, artistë nga vende të botës që kishin marrë çmime si nga Gjermania, Italia, Spanja etj.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit u moderua plot kujdes nga z.Julian Biba, Drejtor i Festivalit.

Në ekran shfaqeshin sekuenca të filmave të ndryshëm konkurrues dhe fituesit e çmimeve të ndryshme. 

Fituesit e çmimeve ishin përzgjedhur nga një juri profesioniste si: Giovanni Robbiano, Chantal Demorial, Niko Varela, Adriatik Berdaku, Genevieve Shi, Rockford Forbes, Alexa Servodiadio, Youcet Beghdadi dhe Artur Bejkollari. Fituesit ishin:

Best Actor, Jon J Peterson, George M. Cohan Tonight!

Best Actress, Ryu Hwa-young, Exist Within

Best Animation, Stanley Abraham, The Void

Best Cinematography Christoph Wieczorek, The Ugly Truth

Best Comedy  Ricardo López, Action Movie Cazorla

Best Costume Ryan Moller, King’s Blade

Best Director, Robert Monegan, DRIVE

Best Documentary Production, Jason Greer, Vanessa Cicarelli SHE

Best Drama, Giorgi Tkemaladze, I am Yours

Best Experimental, Ewa Bielska, Her Call

Best Feature Documentary, Kay Rubacek, Finding Courage

Best Feature Narrative, Rob Ciano, Twenty-Nine

Best Human Rights, André Joseph, Dismissal Time

Best LGBT, Ricardo Alvarado, Unwelcome Advances

Best Music Score, Danny Ashkenasi, The Pit and the Pendulum

Best Music Video, Mayuri, Gaslighted

Best Production, Patricia Delso Lucas, For I Am Dead

Best Rising Filmmaker, Gurinder J Singh, Rising Lotus

Best Screenplay, David Garegnani, The Providence

Best Short Documentary, Judi Polanco, She Survived

Best Short Narrative, Brett Puglisi, Internal Combat

Best Student, Janthony Roman, Burn, Baby, Burn

Best Thriller, Rafa Belmont Casado, Abismo

Best Woman Director Ligia Ciornei, Clouds of Chernobyl

 Disa çmime u ndanë nga personalitete të shquara si z.Mark Gjonaj “Nderi i Kombit”, Ansambleistja  e Nju Jorkut e cila shërbeu në Distriktin 80-të në Bronx si shefe e kabinetit të ish-Ansambleistit Mark Gjonaj, znj. Nathalia Fernández.  Çmim ka ndarë dhe aktivisti i shquar z.Ismer Mjeku pronar i restorantit “Bato Coffee & Wine”, Bronx, aktorja nga Kosova Makfire Myftari.

Pas përfundimit të festivalit në hollin e teatrit pjesëmarrësit shijuan ushqime tradicionale shqiptare servirur nga European Foods.

Ishte një natë me yje që do të ndriçojnë gjatë në sytë e artdashësve dhe pjesëmarrësve që nderuan me ardhjen e tyre në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit.

Aktiviteti u filmua nga mediet TV “Alba Life”, “Albanian Culture”, “Noli Show” ect, New York si dhe fotografitë profesionale u realizuan nga znj.Arbëri Hetemi.

Së shpejti aktiviteti i ndarjes së çmimeve të Festivalit të Filmit do të shfaqet në TV “Alba Life” në kanalin 27 në paketën digitale TV “Alb”.

10 Shtator, 2022

Bronx, New York