NATO e përgënjeshtron Vuçiqin: Për misionin e KFOR-it vendosin aleatët

Bruksel, 14 maj 2021 – NATO e ka përgënjeshtruar deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se “një nga fuqitë e mëdha” do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it nga Kosova.

“Të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, ka thënë një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtari i NATO-s ka thënë se forca paqeruajtëse e aleancës në Kosovë, KFOR, është e përkushtuar përsigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

“Misioni ynë, KFOR, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, ka për detyrë të ofrofrojë ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, ka tnëëai.

Presidenti i Serbisë ka deklaruar të enjten se nga “burime të inteligjencës” ka mësuar se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut [nga Kosova]”, ka thënë Vuçiq.

Por. ai ka thënë se nuk mund të thotë se për cilën “fuqi” bëhet fjalë.

(r.m.)

Comment

*