Ndahet nga jeta aktorja e njohur Edi Luarasi

Tiranë, 3 dhjetor 2021 – Zi në botën e artit në Shqipëri. Aktorja e njohur Edi Luarasi u nda nga jeta të premten, pasdite, në moshën 81-vjeçare.

Lajmin është kumtuar djali i saj, Eldoni.

“Me hidherim te thelle njoftojme se sot me date 3 dhjetor 2021 ndroi jete nena jone e shtrenjte Edi Mirdita Luarasi. Lea dhe Eltoni”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Ai ka bërë të ditur se varrimi i aktores së madhe shqiptare do të bëhet të shtunën, në orën 14:00.

Biografia:

Aktorja Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo debutoi në skenë që në moshë të re. Në vitin 1956, kur ishte 16 vjeçe, së bashku me të motrën, kënduan në skenën e Teatrit të Estradës.

Në vitin 1963 u diplomua për aktore dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor. Roli i parë i saj ishte ai i Verës, në dramën “Shtëpia në bulevard”, me regjisor Kujtim Spahivoglin, më 1963.

Ajo luajti një seri rolesh të spikatura. Veçohen: Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Edi Luarasi u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi.

Më 22 janar 1974, ajo u përjashtua nga Teatri Kombëtar, për arsye politike. Deri në rënien e komunizmit, ajo bëri punë të rënda fizike, por kurrë nuk u thye as nuk u ligështuar. Ajo e mbrojti fuqishëm dinjitetin dhe integritetin e saj moral e profesional.

Në skenën e teatrit u rikthye në mars të vitit 1991, ajo e luajti rolin e damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Në vitin 1995 luajti në dramën “Hekurat”, kurse më vonë luajti në dramat: “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj.

Edi Luarasi i ka luajtuar edhe në tre filma artistikë: “Vitet e para”, “Gjurmët” dhe “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

Ajo ishte nderuar me titullin “Artiste e merituar” për meritat e saj në teatër dhe në film.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

(r.m.)

Comment

*