NDAHET NGA JETA GAZETARI DHE HISTORIANI, DHIMITËR DISHNICA

Fuat Memelli

Dhimitër Dishnica

Një lajm i trishtë mbriti nga qyteti i Usterit. Është ndarë nga jeta në moshën 77 vjecare, gazetari dhe historiani, Dhimitër Dishnica. Si gjithëmonë ikja nga jeta e një njeriu, le pas dhimbje jo vetëm për familjen, por për të gjithë ata që e kanë njohur. Një prej tyre jam dhe unë. Ishte fillim i viteve ’70 të shekullit të kaluar, kur e njoha Dhimitrin..Unë atëherë kisha filluar punë në TVSh, ndërsa ai  kronist në Radio “Rirana”. Agron Çobani, Alfons Gurashi, Dhimitër Dishnica, Zamira Koleci e ndonjë tjetër, ishin  figuart e njohura të kronistëve të atyre viteve. Ishte natyrë e qetë dhe nuk e shihje të shqetësuar, megjithëse punonte në një sektor delikat të kohës. Kishte një zë të shtruar karakteristik. Më ka qëlluar të jem në disa shërbime me të, pasi në mjaft raste shërbimet e gazetarëve të Televizionit dhe Radios, kombinoheshin për efekt kursimi. Por, le të themi pak fjalë për jetën e tij.

Dhimitër Dishnica ka lindur dhe është rritur në Korçë.( Besoj se geni korçar,e ka tërhequr atë te historia e këtij qyteti, pasi shumë nga shkrimet dhe studimet e tij, bien “erë” Korçë.) Ka mbaruar Fakultetin Histori –Filologji, dega Histori-Gjeografi. Gjurmët e punës së tij , janë të shumta: mësues në rrethin e Librazhdit, kronist në Redaksinë e Informacionit e Kulturës në Radio”Tirana”. Më von Dhimitri kalon në vënde të tjera pune: drejtor i Pallatit të Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë, specialist në Drejtorinë e Përgjithëshmë të Arkivave të Shtetit. Për disa dekada është marrë me veprimtari botuese. Si gazetar e historian, ka botuar me qindra faqe në shtypin e përditshëm si dhe në revista shkencore brenda e jashtë vendit.. Dhimitër Dishnica gjithashtu është autor i pesë monografive dhe konkretisht: “Motrat Qirjazi” “”Voskopoja” (me bashkëautor) “ Përballë të vërtetës-Kristo Dako, jeta dhe vepra“ “Miqtë e Shqipërisë” si dhe libri ”Ftesë për debat”. Ky libër u bë shkas që të komunikonim përsëri në Amerikë, ai në qytetin e Usterit, ndërsa unë në Boston. Kishte edhur para meje, qysh në vitin 2000.Edhe këtu vazhdoi të shkruaj për tema historike që i ishte për zemër. Në vitin 2008, themelon Shoqërinë Shqiptaro-Amerikane “Kombi” që kishte si synim ruajtjen e vlerave kombëtare në  emigracion. Krahas njohjes së vjetër, shkas për të komunikuar u bë  edhe një libër që ai më dhuroi. Libri titullohej “Ftesë për debat”. Mua më la mbresa ai libër dhe botova atëherë një shkrim te gazeta”Illyria”.Libri përmbante studime historike, kumtesa e artikuj dhe autori e botoi me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, pasi deshte të vendosë një “gur” në këtë përvjetor të shënuar. Një vend të veçantë i kushtonte Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës. Me fakte,e argumenta, ai dilte në konkluzion se Mësonjëtorja është hapur jo më 7 Mars 1887, siç është versioni zyrtar, por më 9 shkurt të vitit 1886. Për Dhimitrin, një vit më pak për Mësonjtoren, ishte shumë, pasi “tkurej” historia. E brente meraku që nuk ariti t’i mbushë mëndjen strukturave përkatëse, që mos ia hanin “hakun” me një vit Mësonjëtores Shqipe. Në hyrje të librit, ai shprehej me keqardhje se ndaj tij “është mbajtur një qëndrim i ftohtë dhe mënjanues”.Këtë e konkretizon me botimin e bërë për gazetarinë shqiptare  si dhe në një botim të Bibliotekës Kombëtare, nuk përmendet fare emri i tij.(Ndoshta kjo është një haresë e paqëllimëshme, por te ai kishte lënë shije të hidhur.) Arsyen e këtij mënjanimi , ai e sheh te mosnjohja sa duhet, te xhelozia e smira  por jo tek politika. Por, siç shprehet vetë ai, duke ju referuar një thënie të Parashqevi Qirjazit ”…vetëm veprat na ndjekin përtej varrit.Veprat na veshin me pavdekësi, lavdërimi ose ç’nderimi, se veprat janë të vetmet tapi që mund të trashëgohen pas vdekjes”.

Le të jenë këto rradhë një si një buqedë lulesh për Dhimitrin, aty ku do prehet në vorrezat e Usterit. I qëlloi të ndrrojë jetë në kohën e koronavirusit dhe siç njoftonte familja, ceremonia mortore do jetë familjare. Vërtet sipas traditës shqiptare, nuk do të shkojnë dot shokë e miq  për t’i dhënë lamtumirën e fundit, por dhimbja do mbetet jo vetëm në zemrat e familjarëve, bashkëshortes Afërdita, vajzës Elonia, djalit Erdvin, motrave e plot të afërmve të tjerë., por edhe të shokëve e miqve të tij. Lamtumirë Dhimitër Dishnica!


Comment

*