Ndahet nga jeta redaktorja letrare Kadrie Kadare

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Lajmin e ka ndarë mikja e saj, autorja Nadire Buzo.

Mësohet se ajo është ndarë nga jeta të mërkurën, ndërsa këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit.

Ne funeralin e saj ishte shkrimtari Ismail Kadare, bashkeshortja Helena, miq e dashamires të së ndjerës.

Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media.

E njohur në qarqet letrare si Kakuja, vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.

Ikja e saj vjen një muaj pasi shkrimtari humbi vëllain e tij, dr. Shahin Kadare.