Ndërroi jetë nga COVID-19 gazetari Artjan Tepelena

Lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit Artjan Tepelena 58 vjeç e dha vëllai i tij Ilir Tepelena, ambasador i Shqipërisë në Rumani:
 
Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…
 
Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…
 
Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…
 
Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena , për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…
 
U prehsh në paqe!🙏