Ndërroi jetë Sherif Merdani, i burgosur politik me 16 vjet pas Festivalit të 11-të në RTVSH

Këngëtari i njohur Sherif Merdani ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 81-vjeçare.

Lajmi i është bërë me dije nga miq dhe artistë në rrjetet sociale.

“Kohë ikjesh? Do ketë deri dikur kohë në të cilën vihet dhe iket, por ky brez dhe historitë e tyre me gjasa nuk do përsëriten më…Për talentin dhe dënimin absurd të tij është folur shumë dhe nuk po e përsëris. Ishte ikonë e brezit të vet dhe la pas interpretime të paharruara. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve! Zoti të pastë në Mëshirën e Vet, Sherif Merdani!”, ka shkruar Sidrit Bejleri.

Sherif Merdani njihej si si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe, 

Ai ka qenë i dënuar politik dhe 16 vite të jetë së tij i ka kaluar pas hekurave.

Pas festivalit të 11-të të Këngës në Radio-Televizion, (festival që ishte anatemuar nga Enver Hoxha), Merdani edhe disa kolegë të tij, u përndoqën nga diktatura. 

Aktivitetet e tij:

Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.

oranews