Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ish i përndjekuri politik, legjenda dhe simboli qëndresës antikomuniste , Uran Kostreci





Nga Beqir SINA – New York


Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë i pari nëpërmjet rrejeteve sociale kryetari i Shoqatës Antikomuniste të Ish-të Përndjekurve, Nebil Çika nga Tirana, ku dhe u nda nga jeta Urnan Kostreci.

Simbas njoftimit mesohet se Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

Uran Kostreci njihet për Epopenë e karakalecave dhe dëshmitë për burgjet. Ai kaloi 20 vite në burgjet komuniste, dhe 5 vjet interrnim.

“Shuhet Uran Kostreci! Me pikëllim të thellë jo njoftojmë se legjenda e qëndresës antikomuniste Uran Kostreci ndërroi jetë sot. Në emer tim dhe të përndjekurve politikë antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëllimet familjareve miqve bashkëvajtjeve dhe bashkëluftëtarëve të tij. Qofsh  i parajsës vëllai ynë,  kampion i qendresës, asketi i lirisë! Për oraret e ceremonisë funerale do tiu njoftojmë sapo ti vendosim”, shkruan Çika.

Uran Kostreci është ndarë nga jeta në moshën 83 vjeç.

Mbasi kalojë shumë përndjekje e peripeti të dhunshme fizike , e mendore si rezultat i bindjeve të tij politike, gjatë 20 viteve të tij nëpër burgjet çnjerëzore politike, Tiranë, Burrel dhe kampeve të internimit në Tiranë, Laç, Elbasan dhe Kurtaj, dhe këto dy vitet e fundit ato shëndetësore, kjo krenari e jona në Tiranë, mbylli syt përgjithmonë Uran Kostreci.

Ai lindi më 29 janar 1938 në Sarandë. Ai jeton në vitet e fundit të  jetës në Tiranë, New York, dhe përsëri në Tiranë. Në New York u angazhua dhe bujti në Vatër, derisa “Vatrën, e “morën” komunistët,” si thoshte ai,me humor, sepse : “ Në Vatër nuk kishte më vend për mua”.

Ai është autori i tre librave “The Epopee of Grasshoppers,” – “Tradhti,” and “Sonnets.”

Qëndrimi i heshtur për të kaluarën e tij nuk ishte asnjëherë opsion për Uran Kostrecin. Ai lindi një orator natyror dhe dukshëm lulëzon në tregimin e tregimeve në të tre librat, dhjetra fjalime e përkujtime dhe disa intervista

Si një shkrimtar dhe poet, historitë e tij – rreth përndjekes politike, humbjes së lirisë , vetmisë dhe përfundimit të jetës- janë bërë  sinonim i jetês së tij, duke bërë për vete ata mijëra e mijëra shqiptar, që e njohën, në diktatur dhe në liri.

Jeta e Uranit është një shembull i shkëlqyeshëm i rezistencës dhe mbijetesës. Si i ri, ai i mbijetoi diktaturës shqiptare , diktaturës më të egër në botë, përmes fuqisë së mendjes së tij dhe vendosmërisë së ndërgjegjes për të mos iu nënshtruar çdo padrejtësisë përreth tij.

Strategjitë e tij adaptuese për të ruajtur mendjen e tij të shëndoshë përfshinin dhe krijimtarin e tij letrare, librin me poezi prej 88 faqesh që janë në kujtesë, gjatë 20 viteve të tij midis burgjeve politike, Tiranë, Burrell dhe kampeve të internimit në Tiranë, Laç, Elbasan dhe Kurtaj.

Kjo krenari dhe ky refuzim i tij për t’iu mos nënshtruar dorës së kundërshtarve të tij që ishin vetëm komunistët, mund ta ketë shpëtuar atë nga vija e zjarrit- që ishte dhe marrja e jetës, duke e parë atë mes diktaturës dhe bindjeve të tij anti komuniste.

Përvoja e parë e Uranit me regjimin filloi kur ai ishte vetëm 8 vjeç, në 1946.

Babai i tij – i cili nuk posedonte armë – u arrestua për të qenë një pjesë e revolucionit të armatosur. Babai i tij ishte vetëm një nga ata mijëra të burgosur politik në një valë arrestimesh masive që parashikoi heqjen efektive të lirisë personale – kërcënimi më i madh për regjimin.

Të gjitha liritë duhej të eliminoheshin.

Mbas 1945 me ardhjen e komunistve partizanve të Enver Hoxhës, një valë arrestimesh masive vazhdoi në të gjithë Shqipërinë, e ngjashme me atë të Pastrimit të Madh të Bashkimit Sovjetik dhe Mbretërimit të Terrorit të Revolucionit Francez, ku regjimi i Enver Hoxhës ishte i vendosur të hiqte të gjithë disidentët nga shoqëria dhe të eleminonte të gjitha mundësitë për edhe në ëndërr për liri e demokraci.

Uran Kostreci në tregimet e tij, tregon historinë e tij magjepsëse në një mënyrë tërheqëse dhe të tmerrshme, duke përfshirë një përpjekje epike për arratisje , sajuar nga Oficerët e Sigurimit të Shtetit, të denjë për një skenar filmi.

Megjithatë, ai në çdo tregim të jetës nën diktatur sjell koncepte historike në jetë, duke shpjeguar, sa më hollësisht të jetë e mundur, Shqipërinë para-Enver Hoxhës, gjatë monarkisë shqiptare të Ahmet Zogut, pushtimin e Fashistëve Italianë dhe Nazistëve Gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ka treguar po ashtu si ka dëgjuar për trimërinë e kolonelit të Mbretit Zog, besnikut të tij Abaz Kupi, një mbretëror i kulluar  që luftoi fashistët, nazistët, si dhe komunistët shqiptarë.

Ai në tregimet e tij tregoj domethënien e Ballit Kombëtar të themeluar nga Mit’Hat Frasheri, i biri i Abdyl Frashërit, njerëzit që ikin në male për t’u bashkuar për çlirimin e vendit, si dhe heqjen e fesë dhe paradoksin e rishpërndarjes së tokës, i cili mbajti fshatarët të mbyllur në vendin e tyre si dele në një “stan” dhe i dha qeverisë komuniste për 45 vjet një zotërim dhe kontroll të plotë.

Urani ka treguar si deshmitar okular se regjimi promovoi ndekombetarisht se ua mohojë shqiptarve gjenë më të shejtë lirinë, megjithse disa edhe luftuan për lirinë dhe barazinë, por regjimi me luftën e klasave për 45 vjet – krijojë një tjetër “liri”i thënçin që ishte liri komuniste vetëm për të gjithë shërbëtorët besnik të Partisë së Enver Hoxhës.

Në moshën 23 vjeç, ai u përpoq të largohej nga Shqipëria duke notuar nga Pogradeci në manastirin e Shën Naumit në një përpjekje për të arritur Maqedoninë, 18 milje larg. Kur u kap, ai u dënua me 20 vjet burg për tradhti të lartë.

Ai ishte 43 vjeç kur u lirua nga burgu dhe e dërgoi në fshatin Kurtaj për të punuar në fusha, ku fshatarët u udhëzuan posaçërisht të mos flisnin me të.l dhe ta demaskonin.

Epopea e karkalecave është një poezi satirike që krahasoi regjimin me karkalecat, një dëmtues i të korrave të misrit dhe grurit. Ai e shkruajti këtë poezi në copa të gazetës që do të mblidhte kur të dërgohej në qelitë e burgut të Burrelit dhe më vonë e përfundoi atë ndërsa ishte në internim në kampin Kurtaj.

Mbijetesa e tij ai i atribuohet besimit të tij në Zot dhe një urrejtjeje të pa kufijshme ndaj diktaturës. “Të jetosh me ndjenja kaq të forta është ajo që na shpëtoi,”pati thënë ai.

Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi “për tradhti ndaj atdheut”, e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet.

Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi “se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit” dhe se ka bërë “agjitacion e propagandë”, me 8 vjet burg.

Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981.

Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi.

Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.