Ndryshimi i plotë i sekretarëve në PS

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se sekretariati i Partisë Socialiste ka ndryshuar tërësisht.

Në krye të tij është vënë Damian Gjiknuri.

Kujtojmë se këtë detyrë më herët e ka mbajtur Taulant Balla, por teksa e falënderoi për punën, Rama tha se kjo detyrë kërkon më shumë kohë dhe pune dhe Balla nuk mund t’i mbajë të dyja, sëbashku edhe me atë të kreut të grupit Parlamentar.

Rama: Do ta ndryshojmë sot komplet sekretariatin e partisë. Sot asambleja do zgjedhë edhe pjesën tjetër të kryesisë, sekretariati i ri do ketë misionin më kompleks.

Damian Gjiknuri, Sekretari i Përgjithshëm i PS

 

Blendi Klosi, Sekretari Organizativ

Etjen Xhafa, Sekretari digjital i partisë

Anila Denaj, Burimet Njerëzore të PS

Etilda Gjonaj, Sekretare për gruan në PS

Romina Kuko, Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë të PS

Bojkena Basha, Sekretarja e Rinisë

Sekretari i përgjithshëm dhe ekipit të tij i japim 100 ditë kohë që të përgatisin projektin organizativ në tërësi dhe pas 100 ditësh, në dhjetor i votojmë sose jo këtu në bazë të bindjes që do na krijojë platforma e tyre për një organizim të ri të PS.

Top Channel

Comment

*