Në 150-vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, shtëpia e “Homerit” shqiptar qëndron e kyçur

Në 150 vjetorin e lindjes së At Gjergj Fishtës, shtëpia ku ka jetuar një prej figurave më të mëdha të kombit e kishës shqiptare, ishte e mbyllur.

Shumë vizitorë nga Shqipëria e Kosova që kërkuan ti bëjnë homazh ku ka jetuar Homeri shqiptar mbetën të zhgënjyer.

150-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, e gjeti të mbyllur shtëpinë ku ka jetuar Homeri shqiptar në Fishtë të Lezhës.

Pavarësisht restaurimit të plotë, muzeu nuk mund të vizitohet pasi ende nuk është gjetur zgjidhje mbi mënyrën e administrimit.

Të shumtë janë vizitoret nga qytete të ndryshme nga Shqipëria e Kosova që i drejtohen shtëpisë së At Gjergj Fishtës, por përballen me derën e kyçur.

Duke e konsideruar situatë të turpshme, kërkuan hapjen sa më parë të Shtëpisë së At Gjergj Fishtës !

Objekti, Monument kulture i Kategorisë së Parë në fshatin Fishtë të Lezhës u restaurua 1 vit më parë fale donacioneve private, por ka mbetur peng i problemeve të vjetra të pronësisë me familjarëve.OraNews