Në 24 orë humbën jetën nga Koronavirusi 30 qytetarë dhe u infektuan 685 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

MSH bën të ditur se sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Viktima ma e re në 24 orëve të fundit është një grua nga Prizreni e moshës 30-39. Një viktimë nga Vushtrria i moshës 40-49.

Ndërsa 7 viktima të moshës 50-59. 4 nga viktimat janë nga Prishtina, 1 nga viktimat nga Skenderaj, 1 nga viktima është nga komuna Ferizaj dhe 1 nga komuna e Prizrenit.

6 viktimat janë të moshës 60-69. 1 nga viktimat nga komuna e Gllogocit, 1 nga viktimat nga Lipjani, 1 nga viktimat nga Prizreni, 1 nga viktimat nga Rahoveci, 1 nga viktimat nga Vushtrria dhe 1 nga komuna e Prishtinës.

11 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Prizreni, 2 nga Gjilan, 1 nga Gjakovë, 1 nga Kamenica, 1 nga Skenderaj, 1 nga Gllogoc, 1 nga Ferizaj dhe 1 nga Prishtina.

4 viktima janë mbi moshën 80-vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Prishtinë, 1 nga Suhareka dhe 1 nga Ferizaj.