Në Bosnjë arrestohen 8 serbë të dyshuar për vrasjen e 100 civilëve boshnjakë

Sarajevë, 17 dhjetor 2021 – Tetë ish-pjesëtarë të ushtrisë serbe në Bosnjë e Hercegovinë janë arrestuar të enjten.

Të gjithë të arrestuarit, disa prej të cilëve kanë qenë në pozita komanduese, dyshohen për krime të luftës kundër popullsisë civile.

Ata janë të dyshuar për vrasjen e së paku 100 civilëve boshnjakë në Hercegovinën lindore, gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Prokuroria e Bosnjës e Hercogovinës ka bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje direkte në vrasjen e civilëve boshnjakë në rajonin Nevesinje. Midis vktimave kanë qenë edhe dhjetra gra dhe njsë grup fëmijësh, përfshiurë edhe foshnja. Më i vogli prej tyre ka qenë foshnjë vetëm 15-ditëshe, ndërsa më i madhi ka qenë vetëm 2 vjeç.

Viktimat kanë qenë anëtarë të familjeve Plloskiq, Shipkoviq,, Aliçiq, Alibashiq, Mahiniq, Brajeviq dhe Çopel.

Deri më tani janë  gjetur mbetjet mortore të vetëm 49 viktimave, ndërsa mbetjet e 47 të tjerëve janë ende në kërkim.

(r.m.)