Në Deçan shpallet gjendje emergjente, pas dyshimeve për helmim

Prishtinë, 13 korrik 2021 – Komuna e Deçanit ka marrë vendim të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e komunës, pasi mbi 1 mijë qytetarë mesimptoma të njëjta me ato të helmimit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrat e mjekësisë familjare.

Me këtë vendim obligohen të gjitha institucionet e nivelit lokal të ngritsin nivelin e gatishmërisë për menaxhimin e kësaj situatës emergjente të krijuar dy ditët e fundit në disa fshatra të kësaj komune.

Vendimi obligon drejtoritë komunale të Shëndetësisë, Financave e Mbrojtje, si edhe Njësinë e Zjarrfikësve, Inspekcionin, Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare,  Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” dhe Ndërparrjen Poblike “Higjiena” “të punojnë me kapacitete të plota njerëzore dhe humane, për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të komunës së Deçanit”.

Ky vendimi i Komunës së Deçanit është marrë ndërkohë që Prokuroria Themelore në Pejë, në kuadër të hetimeve të filluara, ka kërkuar kryerjen e obduksionit të dy personave që kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në këtë komunë.

Komuna e Deçanit gjithashtu ka marrë vendim për ndarjen e 5 mijë eurove për terapinë e qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore.

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për të diskutuar lidhur me sistuatën e krijuar në këtë komunë. Me ministrin Vitia është takuar edhe drejtori i Qendrës Komjunale të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, dhe me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani.

Nga dita e diel, në komunën e Deçanit janë paraqitur në qendrat e mjëksisë familjare mbi 1 mijë qytetarë me simptoma të njëjta, prandaj janë ngritur dyshime për helmim nga uji i pijes.

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, Musa Berisha, ka thënë se fluksi i pacientëve me simptoma të helmimit në qendrat e mjekësisë familhare ka vazhduar edhe gjatë natës sëkaluar dhe sot në mëngjes.

Berisha ka bërë të ditur se harta e fshatrave nga të cilat kanë ardhur qytetarët me simptopa të njëjta është zgjeruar më shumë.

“Gjatë gjithë natës ka pasur fluks jashtëzakonisht të madh. Fatkeqësisht edhe gjeografia e terrenit ka ndryshuar prej dje dhe nuk bëhet fjalë vetëm për 11 fshatra, por edhe për fshatra të tjera përreth”, ka thënë ai.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbrëmë kanë bërë të ditur se kanë nisur të kryhen analizat laboratorike dhe se nga analizat e mostrave të para kanë rezultuar të dyshimta dy mostra.

Sidoqoftë, institucionet shëndetësore janë në pritje të rezultateve përfundimtare të analizave kimike e bakterologjike të mostrave të marra nga personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Image

(r.m.)

Comment

*