Doli te “Habilajt” për narkotrafik, SPAK do 8 vjet burg për ish-shefin policor

Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon 8 vjet burg për ish-efektivin Gjergji Kohila.

Ish-shefi i krimeve në DVP Vlorë, i cili akuzohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit vijon të jetë në arrati.

Gjergji Kohila, nga Delvina, para se emërohej në këtë detyrë, ka qenë efektiv policie në Sarandë.

Urdhërarrestet për Kohilën, ish-drejtorin e policisë, Jaeld Çela dhe Sokol Boden u lëshuan në nëntor të vitit 2017. Prokuroria përmend në dosje se për kryerjen e veprimtarisë kriminale, dy vëllezërit, Moisi dhe Florian Habilaj, gjetën mbështetjen e ish-shefit të Stacionit të Policisë Kufitare të Dhërmiut, Sokol Bode, i cili mbajti këtë detyrë nga dhjetori i 2013-s deri në maj të 2016- s.

Dyshohet se ish-zyrtari Bode i siguroi grupit zhvillimin e lirshëm të aktivitetit, përmes shmangies së kontrolleve policore, thuhet më tej. Në këtë aktivitet kriminal, shefi i Policisë Bode, krahas implikimit me trafikantët e grupit, ka bashkëpunuar edhe me dy ish-zyrtarë të tjerë të Policisë, drejtorin Jaeld Çela dhe shefin kundër Drogës dhe Trafiqeve, Gjergji Kohila.OraNews