Në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdoi gjykimi i Lalih Mustafës

Hagë, 4 tetor 2021 – Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e njohur në diskursin public si Gjykata Speciale, sot (e hënë) ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa.

Në seancën e sotme ka sëshmuar dëshmitari i tretë i mbrojtur i prokurorisë.

Dëshmitari ka rrëfyer se ai, bashkë medisa shokë të tij, ishin nisur që t’i bashkoheshin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ai ishte ndaluar në një stallë, ishte marrë në pyetje dhe ishte rrahur nga një pjesëtar i UÇK-së që ishte prezantuar sikomandant.

Në pyetjet e Prokurorisë për format e keqtrajtimit, dëshmitari ka thënë se ishte goditur me mjete të ndryshme të forta, ishte djegur me qiri dhe me rrymë elektrike.

“Më kanë goditur me bisht të sëpatës, më kanë goditur me shufra metalike. Më kanë rrahur në forma të ndryshme. M’i lidhnin këmbët me tela të rrymës, më jepnin dridhje e kështu. Më kanë djegur me qiri, duke më ulur në karrige dhe qiriun ma afronin afër shpinës”, ka thënë ai.

Dëshmitari ka rrëfyer edhe për plagët i ka pësuar nga keqtrajtimet, duke theksuar se edhe sot i ndjen pasojat e rrahjeve e keqtrajtimeve.

“Kam pasoja edhe sot e kësaj dite. Jam i djegur në dorë, i prerë në krah. Kokën e kam të dëmtuar në 7-8 vende, në syrin e majtë e kam humbur shikimin. Kam shumë gjëra që i vuaj edhe sot”, ka thënë ai.

Dëshimitari ka thënë se ai ka shkuar për mjekim pas rreth 3 muajsh. Ai ka thënë se edhe sot e kësaj dite vuan nga ankthi.

“Edhe në ëndërr kur i shoh apo i dëgjoj ata zëra, më duket shumë”, ka thënë ai.

Dëshmitari ka treguar edhe për kushtet e mbajtjes. Ai ka thënë se nuk kanë pasur mjaftueshëm as bukuë, as ujë për të pirë, ndërsa nevojat fiziologjike i kanë kryer në një kovë që gjendej në hapësirën ku mbaheshin.

Dëshmitari i ka përmendur edhe emrat ose nofkat e disa prej personave që e kishin ndaluar dhe e kishin keqtrajtuar fizikisht.

Një pjesë e seancës është mbyllur për publikun.

I akuzuari Salih Mustafa nuk ka qenë i pranishëm më sallën e gjykimit, Ai e ka ndjekur seancën përmes videolidhjes. (r.m.)