Në Izrael, merr fund epoka e Netanyahut

Jerusalem, 13 qershor 2021 – Benjamin Netanyahu e humbi pozitën e kryeministrit të Izraelit, pas 12 vjetësh në pushtet, pasi parlamenti i këtij vendi votoi për një qeveri të re të koalicionit.

Mediet botërore raportojnë se në Parlamentin e Izraelit, i cili i ka 120 deputetë, kabineti i ri qeveritar i mori 60 vota ndërsa 59 vota i kishte kundër.

Qeveria e re e Izraelit do të drejtohet nga nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett, kryetar i partisë Yamina.

Bennett ka arritur marrëveshje për ndarjen e pushtetit me partinë e qendrës, Yesh Atid. Sipas marrëveshjes, Bennett do ta mbajë pozitën e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, e pastaj këtë pozitë do t’ia dorëzojë udhëheqësit të Yesh Atid, z. Yair Lapid.

Netanyahu, udhëheqës i partisë së djathtë “Likud”, e cila ishte në pushtet deri mësot, do të jetë lider i opozitës.

Ai e ka akuzuar koalicionin e ri qeverisës, tëcilin e ka quajtur “koalicion i rrezikshëm, kolaicion mashtrimi dhe dorëzimi” dhe është zotuar se këtë qeveria do ta rrëzojë shumë shpejt.

Netanyahu po përballet edhe me një proces gjyqësor, me akuzat për ryshfet, për mashtrim dhe për shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për sigurinë e Izraelit dhe do të punojnë me qeverinë e re.

(r.m.)

 

Comment

*