Në Kosovë, 14 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë, 11 shtator 2021 – Ministria e Shëndetësisë njoftoi të shtunën, më 11 shtator, se gjatëe 24 prëve paraprake janë regjistruar 14 viktima të koronavirusit dhe 583 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet e reja pozitive kanë reultuar nga testimi i 9.634 mostrave. Kjo i bie që pozitivë kanë rezultuar 6 për qind e të testuarve.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 1,944 persona, ndërkaq raste aktive janë 18,548 .

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe përprocesin e imunizimit nga COVID-10. Sipas njoftimit të kësaj ministrie,  në 24 orët paraprake janë administruar 19,807 doza të vaksinës.

Ministria ka bërë të ditur se deri më tani, të dy dozat e vaksinës i kanë marrë 355.633 persona, ndërsa nga një dozë të vaksinës e kanë marrë 660,100 qytetarë të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*