Në Kosovë, 78 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë, 9 shtator 2021 – Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur të enjten se në klinkat COVID të Qendrës Klinike Universitare tëKosovënë Prishtinë dhe në spitalet rajonale të Kosovës janë duke u trajtuar 1.001 pacientë të infektuar nga COVID-19s.

Prej tyre, 78 janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 922 po trajtohen me oksigjenoterapi.

Dy muajt e fundit, Kosova është përballur me shifra të larta të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 viktima dhe 703 raste të reja pozitive.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 154.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.728 kanë vdekur.

Aktualisht janë aktive 20.652 raste.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 338.147 persona janë vaksinuar plotësisht kundër kosonavirusit, ndërsa 637.132 persona E kanë marrë dozën e parë.

Sipas kësaj ministrie, deri të enjten në orën 15:00 në Kosovë janë vaksinuar kundër koronavirusit 18.8 për qind e popullsisë së përgjithshme.

(r.m.)

Comment

*