Në Kosovë, bie numri i rasteve me COVID-19, mbetet i lartë numri i viktimave

Prishtinë, 28 shtator 2021 – Raportet e fundit për situatën epidemiologjike tëkoronavirusit në Kosovë tregojnë rënie të ndjeshme të numrit të fasteve tëreja pozitive, por numri i viktimave vazhdon të mbetet i lartë. 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se edhe 8 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Në raportin e kësaj ministrie thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 68 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 4.320 mostrave. Nga ky raport del se vetëm 1.5 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas informacioneve të ministrisë, 323 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa aktive janë 3.342 raste pozitive.

Prej shpërthimit të pandemisë, në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit. Luftën me koronavirusin e kanë humbur 2.947 prej tyre.

Ministria e Shëndetësisë tani është fokusuar në procesin e imunizimit të popullsisë nga COVID-19. Prej fillimit të fushatës së vaksinimit, në Kosovë janë vaksinuar plotësisht 513.544 persona, ndërsa 785.938 persona e kanë marrë dozën e pare të vaksinës.

Ministria bëri të ditur se deri më 28 shtator në orën 15:00 janë vaksinuar plotësisht 28.5 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Qeveria e Kosovës ka planifikuar që deri në fund të vitit të vaksinohen 60  për qind e popullsisë. Sipas dinamikës së vaksinimit, ky objektiv mund të arrihet edhe mnë herët.

Procesi i vaksinimit në Kosovë është përshpejtuar pas përhapjes së variantit “Delta”, i cili është shumë më përhapës se variantet tjera tëkoronavirusit.

(r.m.)