Në Kosovë, bie numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi

Prishtinë, 11 maj 2021 – Situata pandemike në Kosovë është përmirësuar shumë, krahasuar me muajin prill.  

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikenjoftoi të martën segjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm tri raste të vdekjes nga pasojat e koronavirusit dhe 49 raste të reja të infeksionit me këtë virus. Dy raste të vdekjes janë regjistruar në Gjilan, ndërsa një në Prishtinë.

Sipas njoftimit, rastet e reja pozitive kanë rezultuar pas testimit të 1.494 mostrave, që i bie se pozitivë kanë rezultuar vetëm 3 për qind e të testuarve.

IKSHPK bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë  shëruar 346 që ishin të prekur nga koronavirusi.

Prej fillit të pandemisënë Kosovë janë regjistruar 106.538 të infektuarnga COVID-19.Prej tyre, 98.223 të prekur janë shëruar, kurse 2.213 nuk e kanë përballuar  sëmundjen.

Aktualisht mbeten pozitive edhe 6.102 raste.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit në fund të marsit, me 24.000 doza të vaksinës “AstraZeneca”, të siguruara përmes programit Covax të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Javën e kaluar dhe këtë javë Kosova i ka pranuar edhe dy kontingjente vaksinash “Pfizer/BioNTech”, me mbi 7.000 doza në total, të cilat janë donacion nga Bashkimi Evropian.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të hënën se të mërkurën, më 12 maj, do t’i pranojë edhe 38.400 vaksina “AstraZeneca”, të siguruara përmes programit Covax.

(r.m.)

Comment

*