Në Kosovë, konfirmohen 9 raste të infeksionit me Omicron

Prishtinë, 27 dhjetor 2021 – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) të dielën në mbrëmje njoftoi se në Kosovë janë konfirmuar nëntë raste të infeksionit me variantin Omicron të coronavirusit.

Sipas IKSHPK, pesë raste rasteve janë importuar nga SHBA-të, Anglia dhe Franca, kurse katër raste të konfirmuara në komunën e Mitrovicës thuhet se nuk kanë pasur kontakte me njerëz të ardhur nga jashtë.

“Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste: 2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca; dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historinë e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë”, thuhej në njoftimin e IKSHPK-së.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve për respektim të masave anti-covid që janë në fuqi. Përveç respektimit të masave anti-Covid që janë në fuqi, kurse qytetarëve që nuk janë vaksinuar u bëri thirrje të vaksinohen. 

Kosova aktualisht ka shkallën më të ultë të infektimeve dhe të vdekjeve nga COVID-19 në rajon, por vazhdon të mbajë kufizime të orarit të lëvizjes së qytetarëve.

Druhet se me ardhjen e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit në Kosovë mund të rritet numri i tëinfektuarve nga COVID-19.

Ministri Rifat Latifi, javën e kaluar, ka deklaruar se masat anti-COVID do të vendosen në përputhje me situatën epidemiologjike në vend. Ai ka paralajmëruar masa shtrënguese, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Varianti Omicron, i cili është zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut, është kategorizuar si “variant shqetësues”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), tashmë janë zbuluar më se 30 mutacione të ndryshme të këtij virusi, disa prej të cilëve kanë tipare që nuk janë parë më parë.

Sipas mjekut anglez Dr. Gary Bartlett, të infektuarit nga Omicron kanë simptoma më të lehta se të infektuarit mevariantin Delta.

“Simptomat e Omicron fillimisht mund të duken më të buta në krahasim me infeksionin nga varianti Delta. Varianti Omicron i COVID-19 mund të shkaktojë simptomat e zakonshme të njohura, të tilla si rrjedhje e hundës, ethe, kollë e vazhdueshme, dhimbje të kokës dhe fytit, dhe humbje të ndjenjës së shijimit dhe erës. Simptomat që mund të jenë më specifike për Omicron përfshijnë gërvishtjen e fytit në krahasim me dhimbjen e fytit, një kollë të thatë të vazhdueshme, lodhje ekstreme, dhimbje muskulore dhe djersitje gjatë natës”, ka thënë Dr Bartlett tha për Express.co.uk.

“Këto mund të jenë simptomat e para dhe të vetme të variantit Omicron. Mund të jetë e vështirë të bëhet dallimi midis COVID-19 dhe ftohjes së zakonshme pa testim PCR”, ka thënë Dr Bartlett.

(r.m.)