Në Kosovë lehtësohen masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë

Prishtinë, 18 prill 2021 – Qeveria e Kosovës i ka hequr disa kufizime, të vëna më 6 prill për të parandaluar ;përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Me vendim të ri, i cili hyn nëfuqi të hënën, më 19 prill, institucionet arsimore të të gjitha nivelev do ta zhvillojnë mësimin me prezencë.

Bizneseve të gastronomisë do t’u lejohet puna, mirëpo duket pasur parasysh mbajtjen e distancës fizike dhe kufizimin e pranisë së kliëntëve konform  hapësirës.

Qendrat tregtare do të hapen, gjithnjë duke pasur parasysh mbajtjen e distancës.

Masa e ndalimit të qarkullimit mbetet edhe më tutje në fuqi, por ajo do të fillojë 30 minuta më hereët. Kështu, qarkullimi do të jetë i ndaluar prej orës 22:30 deri në orën 05:00. Përjashtim bëjnë rastet e urgjencave shëndetësore e të tjera

Sa i përket hyrjes në territorin e Kosovës, do të vazhdojë të mbetet në fuqi e njëjta masë. Secili person që vjen nga një vend me rrezikshmëri të lartë duhet të posedojë testin PCR për koronavirus hegativ, jo më të vjetër se 72 orë.

Qeveria e Kosovës pati marrë vendim për atë që është konsideruar mbyllje e pjesshme nga data 7 deri më 18 të këtij muaji. Këto masa kishin për qëllim luftimin e pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga muaji mars.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24.000 dozave të vaksinës “AstraZeneca”, përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kosova pret të pranojë edhe 76.800 doza tjera të vaksinës “AstraZeneca” nga ky program, në periudhën prill-qershor, si edhe mbi 100.000 doza të vaksinës “Pfizer/BioNTech”, deri në fund të qershorit.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të dielën se një ekip negociues është duke punuar për sigurimin e vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve dhe nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) në Shtetet e Bashkuara.

(r.m.)