Në Kosovë mbyllen vendvotimet për zgjedhjet lokale

Prishtinë, 17 tetor 2021 – Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale.

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, në të cilat votuesit kosovarë kanë votuar për kryetarë të 38 komunave dhe për anëtarë të asambleve të komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)ka bërë të ditur se në këto zgjedhje kanë marrë pjesë afër 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KQZ-së, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara nga procesi i votimit del se mbi 776 mijë qytetarë e kanë ushtruar të drejtën e tyre të votes ose 42.85 për qind e votuesve.

Pjesëmarrje më e lartë e qytetarëve në zgjedhje është regjistruar në komunat e banuara me shumicë serbe.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

KQZ kathënë se rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve për kryetarë të komunave pritet të publikohen sonte, kurse rezultetet e zgjedhjeve për anëtarë të asambleve komunale marrin më shumë kohë, për shkak të numrit të madh të kandidatëve.

(r.m.)

Comment

*