Në Kosovë, pozita dhe opozita përplasen rreth marrëveshjes për targat

Prishtinë, 4 tetor 2021 – Pozita dhe opozita në Kuvendin e Kosovës janë përplasor sot (e hënë) në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen për çështjen e targave të automjeteve të arritur të enjten në Bruksel.

Në seancën e sotme të Kuvendit tëKosovës, shefat e grupeve parlamengtare të këtyre dy partive e kanë cilësuar marrëveshjen si të dëmshm dhe Qeverinë e e udhëhequr nga Albin Kurti, e kanë akuzuar se po e njeh legjitimitetin e institucioneve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kathënë se Qeveria e Kurtit e pranoi një marrëveshje që i legalizon targat e automjeteve me akronime të qyteteve të Kosovës, siç janë ‘KM’, ‘PZ’ dhe ‘PR’, të cilat lëshohen nga Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Ky është dëmi më i madh që i keni bërë Kosovës. Për dy dekada nuk ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që sot e kemi. Për dy dekada Serbia ka lëshuar targa që nuk janë njohur nga qeveria jonë. Dhe ajo arriti që me këtë marrëveshje t’i legalizonte targat ‘KM’, ‘PR’, ‘PZ’ e të tjera që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

Tahiri ka kërkuar nga Qeveria Kurti që ta ndalojë atë që ai e cilësoi si “hov të dëmshëm” të dëmtimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria e Kosovës, me marrëveshjen e arritur në Bruksel, e ka legalizuar autoritetin e Serbisë në territorin e Kosovës. Ai ka thënë se, me këtë marrëveshje, targat eautomjeteve që lëshohen nga autoritetet serbe njihen si targa të Serbisë

Gashi e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës edhe për pikën e marrëveshjes që ka të bëjë me tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit.

“Ajo që po shohim ne sot, kemi një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forca policore të Kosovës nga veriu. Pse duhet qeveria të bëjë marrëveshje për t’u tërhequr nga një pjesë e territorit të vet?”, është shprehur Gashi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe shef i delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka hedhur poshtë akuzat e shefave të grupeve parlamentare të dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së.

Në replikën ndaj tyre, Bislimi i ka kritikuar këto parti se në vitin 2011, kur ato kanë qenë në pushtet, kanë pranuar marrëveshje shumë më të dëmshme për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

“Marrëveshja u cilësua nga ju edhe si më e dëmshme se Zajendica (v.j. Asociacioni i komunave me shumicë serbe), më e dëmshme se Marrëveshja për energjinë dhe Marrëveshja për drejtësinë, më e dëmshme se bisedimet për ndarjen e Kosovës. Por, e vërteta është se kjo marrëveshje është krejt ndryshe nga ato paraprake. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin si të mira, nuk kanë si ta shohin këtë marrëveshje si jo të keqe. Ata të cilët marrëveshjet paraprake i shohin të këqija, nuk kanë si ta shohin këtë marrëveshje si të mirë”, ka thënë Bislimi.

Ai ka theksuar se targat e Serbisë me denoninime rajonale të Kosovës trajtohen për herë të parë si targa ilegale, ndërsa nga qeveritë e kaluara ishin trajtuar si targa të Kosovës.

Bislimi i ka hedhuer poshtë kritikat e shefave të grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së lidhur me çështjen e targave me akronime të qyteteve të Kosovës që janë lëshuar nga autoritetet serbe.

“Folësi i parë tha se për dy dekada Serbia ka lëshuar targa ilegale dhe nuk janë pranuar kurrë nga Kosova. Kjo është gjysma e së vërtetës. E vërteta është se për dy dekada kanë lëshuar targa ilegale, por e pavërteta është që nuk janë pranuar nga Kosova. Ato janë toleruar dhe janë pranuar”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se në pikën 4 të marrëveshjesë së vitit 2015, e cila ka të bëjë me letrat ngjitëse në targat e automjeteve, kjo masë nuk do të aplikohej për qytetarët e Kosovës që mbajnë targa të Serbisë me denoninime rajonale të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo do të thotë se me atë marrëveshje, targat ‘KM’ janë trajtuar si targa të Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpjeguar se, me marrëveshjen e arritur të enjten në Bruksel, targat me akronimet e qyteteve të Kosovës, siç janë ‘KM’, ‘PZ’ dhe ‘PR’, që lëshohen nga Ministria e Brendshme e Serbisë, do të hiqen nga qarkullimi pas 21 prillit të vitit 2022.

Sot (e hënë), në të gjitha vendkalimet kufitare të Kosovës ka filluar mbulimi me letra ngjitëse i simbolevde shtetërore në targat e automjeteve tëlëshuara në Serbi që hyjnë në territorin e Kosovës.

Edhe autoritetet e Serbisë kanë filluar të hënën mbulimin e simboleve shtetërore të Kosovës në targat e automjeteve të lëshuara në Kosovë.

Prej vitit 2011, Serbia i ka detyruar pronarët e automjeteve me targa me akronimin “RKS” që t’i heqin ato dhe t’i zëvendësojnë me targa të përkohshme “Proba”, ndonëse autoritetet e Kosovës nuk e kanë penguar qarkullimin e automjeteve me targa me simbole shtetërore të Serbisë.

(r.m.)