Në Kosovë regjistrohen mbi 70 raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 29 korrik 2021 – Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi të enjten segjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 72 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja kanë rezultuar pas testimit të 2.443 mostrave, në laboratorin e këtij instituti dhe në laboratorët privatë.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shëruar 17 pacientë me COVID-19, ndërsa 305 raste janë ende aktive.

Në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë pranverën e vitit të kaluar, janë konfirmuar gjithsej 108,203 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.265 të infektuar kanë vdekur, kurse 105.633 janë shëruar.

Deri të enjten, në Kosovë janë dhënë 400.217 vaksina kundër koronavirusit, 12.123 janë dhënë vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Mbi 130.000 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat, kurse të tjerët e kanë marrë vetëmdozën e parë.

Qeveria e Kosovës ka planifikuar që deri në fund të vitit të vaksinohen 60 për qind të popullsisë. Sipas dinamikës aktuale, ky objektiv duket vështirë i realizueshëm.

(r.m.)

Comment

*