Në Kosovë regjistrohen vetëm dy raste të reja me koronavirus

Prishtinë, 29 nëntor 2021 – Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, duke iu referuar informacioneve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se vetëm dy qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.265 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria njoftoi se në këtë periuudhë kohore nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 15 pacientë që ishin tëinfektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave të ministrisë, aktualisht në Kosovë janë aktive gjithsej 322 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës paralajmëroi rishikim të masave kundër COVID-19, për shkak të përhapjes së variantit të ri, Omicron.

Varianti Omicron u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut, mirëpo për pak kohë u identifikua edhe në disa vende të tjera të botës. Disa vende evropiane kanë vendosur masa të reja kufizuese, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ky variant i koronavirusit besohet se është më i transmetueshëm se variantet tjera të njohura deri tashti.

(r.m.)

Comment

*