Në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja me koronavirus

Prishtinë, 28 korrik 2021 – Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar të mërkurën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 58 sosh, pas testimit të 3.669 mostrave.

Për fat të mirë, gjatë kësaj periudhe kohore nuk është regjistruar asnjë rast I vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shëruar tre pacientë që ishin të infeksuar nga ku virus.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, në Kosovë janë regjistruar mbi 108.000 personatë infektuar me këtë virus.

Prej tyre 2.265 kanë vdekur.

Me gjithë shtimin e numrit të rasteve të reja pozitive më COVID-19, institucionet  e Kosovës nuk kanë vendosur ende përforcimin e masave për parandalimin e përhapjes në masë të pandemisë.  

(r.m.)

Comment

*