Në Kosovë, rritet shifra e rasteve të reja me COVID-19

Prishtinë, 22 korrik 2021 – Në Kosovë, ditët e fundit ka nisur të rritet shifra e rasteve të reja me COVID-19, pas një periudhe disa javore me shifra të ulëta, madje edhe me shifrën “zero”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 28 raste të reja pozitive janë regjistruar gjatë 24orëve të fundit nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Këto raste janë konfirmuar ndër 2.577 mostra të testuara në laboratorin e këtij instituti dhe në laboratorët privatë.

Në të njëjtën periudhë kohore, në Kosovë janë shëruar 18 pacientë të infektuarnga COVID-19, ndërsa 114 raste janë active.

Tetëmbëdhjetë pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, raste aktive mbeten 114, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes nga COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 107.954 raste pozitive me koronavirus.

Prej tyre, 2.265 pacientë kanë vdekur, kurse 105.575 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë është duke u zhvilluar fushata e vaksinimit masiv të qytetarëve, në të cilën janë përfshirë të gjithë personat mbi 18 vjeç që duan të vaksinohen. Deri të enjten, në Kosovë janë vaksinuar mbi 333.705 persona.

Qeveria e Kosovës ka thënë se derinë fund të vitit do të vaksinohen 60 për qind e qytetarëve. Opozita e cilëson si joreal këtë objektiv të qeverisë.

(r.m.)

Comment

*