Në kuadër të Procesit të Berlinit, Merkel pritet në Shqipëri më 14 shtator

Komentohet se vizita e kancelares gjermane Angela Merkel lidhet me rolin e Unionit Kristian-Demokratik (CDU), për zgjedhjet e 26 shtatorit në Gjermani

Knid Ndrenika

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merek pritet të qëndrojë në Shqipëri në 14 shtator në kuadër të të njohurit si “Procesi i Berlinit”.

Në këtë kuadër media raporton se zonja Merkel do të takojë në Tiranë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është hera e dytë që Kancelarja Merkel do ta vizitojë Shqipërinë pas 8 korrikut të vitit 2015.

Komentohet se vizita e zonjës Merkel lidhet me rolin e Unionit Kristian-Demokratik (CDU), për zgjedhjet e 26 shtatorit në Gjermani..

Presidenti i serbëve Aleksandër Vuçiq nuk pritet të jetë në këtë takim, që përfshin drejtuesit e qeverive.

Nuk ka ende konfirmime për axhendën apo veprimtari të tjera të Kancelares Merkel në Shqipëri.