Në Kuvendin e Kosovës vazhdon votimi për zgjedhjen e presidentit

Prishtinë, 4 prill 2021 – Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në këtë seancë do të vazhdojë raundi i parë i votimit, i cili dështoi të shtunën, për shkak se në asnjërën prej dy votimeve nuk morën pjesë 80 deputetë, aq sa është e domosdoshme për votim të vlefshëm. Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në vogtimin e dytë morën pjesë 79 vota.

Kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se shumica parlamentare tashmë i ka siguruar votat e nevojshme për votim të vlefshëm për presidentin.

Në seancën së dielës pritet të marrin pjesë deputeti Adem Hoxha nga komuniteti goran dhe Fadil Gashi inga komuniteti rom, të cilët kanë munguar në seancën e së shtunës.

Sipas medies së Kosovës, këta dy deputetë janë pajtuar të marrin pjesë në këtë seancë pasi nga kryeministri Albin Kurti kanë marrë premtimin se këto dy komunitete do ta kenë nga një zëvendës-ministër në qeverinë e Kosovës.

Kandidatë për president të Kosovës janë Vjosa Osmani- Sadriu dhe Nasuf Bejta, të dy të nominuar nga shumica parlamentare.

Sipas Kushtetutës, në rrethin e parë dhe në rrethin e dytë të votimit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë. Në të kundërtën, votimi përsëritet derisa në kuti të votimit të gjenden 80 vota.

Po kaq vota duhet të gjenden në kuti edhe në rrethin e tretë, kurse president zgjidhet kandidati që i fiton 61 vota.

Në vazhdimin e seancës sot po marrin pjesë gjithsej 83 deputetë: 58 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, 15 deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 10 deputetët e komuniteteve joserbe dhe Albena Reshitaj deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputetët tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si edhe ata të Listës Serbe nuk po marrin pjesë në seancën për zgjedhjen presidentit.

PDK dhe AAK e konsiderojnë kandidaten kryesore Vjosa Osmani si figurë përçarëse dhe të padenjë për pozitën e presidentes, kurse Lista Serbe po e bojkoton procesin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

(r.m.)