Në Mal të Zi sekuestrohen 37 kg kokainë, të fshehur në një automjet me targa shqiptare

Podgoricë, 29 nëntor 2021 – Autoritetet malazeze në kufi më Shqioqërinë kanë zbuluar e sekuestruar 37 kg drogë gtëllojit kokainë, e cila ishte fshehur në një automjet me targa shqiptare.

Droga është zbuluar nga zyrtarët policorë dhe zyrtarët doganorë në pikën kufitare Debeli Brijeg, të hënën në mëngjes, raporton gazeta “Vijesti”.

Policia malazeze e ka arrestuar drejtuesin e automjetit, në të cilin gjendeshin edhe dy persona të tjerë,

Sipas njoftimit, destinacion i automjetit me drogë ishte Kroacia.

“Në vendkalimin kufitar Debeli Brijeg, rreth orës 8:30, zyrtarët policore dhe doganorë ka kryer një kontroll të detajuar të automjetit të tipit ‘VW’ me gtarga shqiptare, i cilidrejtohej nga P.S. (55 vjeç), në të cilin gjendeshin edhe E.S. (50) dhe S.S. (18), të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kontrollit të automjetit, në një ‘bunker’ special, janë gjetur dhe sekuestruar 35 paketime me kokainë, me peshë të përgjithshme 27.3 kg”, thuhet në njoftim. 

Policia ka njoftuar se drejtuesi i automjetit, P.S., është arrestuar dhe është proceduar në prokurorinë e shtetit në Podgoricë.

(r.m.)