Në Mal të Zi sekuestrohet mbi 1 ton kokainë

Podgoricë, 27 gusht 2021 – Policia e Malit të Zi njoftoi se të enjten në mbrëmje e ka sekuestruar mbi 1 ton kokainë.

Dy persona (Mirijan Krstoviq dhe Buda Krstoviq) janë arrestuar gjatë operacionit të “187”. Disa persona të tjerë të dyshuar lidhur me kontrabandimin e drogës janë në kërkim të policisë.

Policia bëri tëditur se oficerët e antidrogës e zbuluan kokainën, e cila ishte e ndarë në 1250 pako, në fshatin Mojanoviqi, pranë kryeqytetit malazez.

Kokaina e kontrabanduar ishte fshehur në një kontenier me banana që është transportuar me anije mallrash deri në portin e Tivarit. Ajo bëri tëditur se për ngarkesën ishte informuar nga partnerët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetin social Twitter, policia tha se kjo është sasia më e madhe e drogës që është sekuestruar ndonjëherë nga autoritetet në Mal të Zi

Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e ka shfrytëzuar rastin për të shprehur përkushtimin e qeverisë për luftimin e krimit.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

(r.m.)

Comment

*