Në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar 100 mijë persona

Shkup, 8 maj 2021 – Imunizimi i popullatës në Maqedoninë e Veriut për COVID-19 ka vazhduar me ritme të shpejta. Bazuar nëë dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, deri të premten janë vaksinuar afër 100 mijë persona apo rreth 40 mijë më shumë se para nisjes së vaksinimit masiv, të mërkurën, më 5 maj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në ditë janë vaksinuar mes 10 e 15 mijë persona. Është rritur edhe numri i personave që po shprehin interesim për vaksinim. Në aplikacionin vaksinimi.mk janë paraqitur mbi 250 mijë persona.

Imunizimi po bëhet me vaksinën e kompanisë kineze “Sinopharm” si dhe me atë të Rusisë “Sputnik V”.

Në mesin e të vaksinuarve janë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Unë e kam marrë vaksinën ‘Sinopharm’. Të gjitha vaksinat janë të sigurta dhe u bëj thirrje të gjithëve që të jenë të vetëdijshëm se vaksinat janë të sigurta.Të gjitha janë zhvilluar në platforma të sigurta. Efektet anësore janë me të vërtetë të vogla. Ka indikacione të sakta ose kundërindikacione për disa grupmosha ose kategori specifike kritike të qytetarëve që nuk do të kenë nevojë të marrin vaksinë”, ka deklaruar ministri Filipçe, citon Radio Evropa e lirë.

Ai ka thënë gjithashtu se vaksinimi, përveç që ka rëndësi të madhe për kthimin e vendit në gjendjen normale, do të jetë vendimtar edhe për lëvizjen e qytetarëve.

Filipçe njoftoi se Greqia duhet ta hapë kufirin më 14 maj, por hyrja në këtë vend do të lejohet vetëm me një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë ose me një vërtetim të vaksinimit kundër COVID-19.

Instituti i Shëndetit Publik ka bër rëditur se, të premten, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 234 persona të infektuar me COVID-19 dhe 25 viktima. Si numri i të infektuarve, ashtu edhe i viktimave, është për rreth 40 për qind më i ulët se para tri javësh, ka bërë të ditur.

Që nga paraqitja e pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 153.694 persona tëinfektuar me COVID-19. Prej tyre, 137.331 janë shëruar, 5.067 kanë vdekur dhe 11,296 janë ende raste aktive.

(r.m.)

Comment

*