Në Maqedoninë e Veriut lehtësohen masat anti-covid për festën e Bajramit

Shkup, 11 naj 2021 – Maqedonia e Veriut ka vendosur të lehtësojë masat anti-covid gjatë festës së Fitër Bajramit.

Prej nesër, ora policore do të zgjatë vetëm 5 orë, prej orës 00:00 deri në orën 05:00, kurse natën e Bajramit, mes të mërkurës dhe të enjtes, nuk do të ketë fare kufizim të lirisë së lëvizjes.

Lehtësimi i masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga koronavirusit vjen pas përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend, thonë autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut .

Sidoqoftë qytetarëve u bëjnë thirrje që,përkundër këtij lehtësimi, të respektohen masat e mbetura në fuqi, sidomos mbajtja e distances fizike, ndalimi i grupimit të mëshumë se katër personave dhe mbajtja e maskave, pavarësisht se janë vaksinuar apo jo.

(r.m.)

Comment

*