Në prill, do të arrijnë edhe 23 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Tiranë, 2 prill 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një postim në Facebook, ka shkruar se gjatë muajit prill në Shqipëri do të vijnë edhe 23 mijë doza të tjera të vaksinës “Pfizer”.

Rama ka thënë se sezoni turistik në Shqipëri do të lehtësohet dhe se Shqipëria do ta nxjerrë jashtë “Armikun e Padukshëm”, më shpjet se shumë shtete të tjerë të Europës.

Statusi i plotë i Ramës:

🟢 LAJM I MIRË

Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER😍

*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë💪

(r.m.)