Në Prishtinë mbahet një marsh solidariteti me Izraelin

Prishtinë, 21 mars 2021 – Rreth 20 persona në Prishtinë janë mbledhur tëpremten, më 21 maj, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për të shprehur përkrahjen e tyre ndaj shtetit të Izraelit, pas shpërthimit të luftimeve mes këtij shteti dhe militantëve të Hamasit.

Pjesëmarrësit kanë mbajtur një flamur të madh të Kosovës dhe Izraelit, si edhe parulla përmes të cilave kanë shprehur mbështetje për shtetin dhe popullin izraelit. “Ne jemi me Izraelin”, “Paqe për Izraelin”,  “Kosova nuk e harron kontributin e lobit izraelit”, “Qëndrimi ynë ndaj çdo vendi përcaktohet nga qëndrimi i atij vendi ndaj luftës sonë” e të tjera, në gjuhën angleze dhe  në gjuhën ebreite kanë qenë parullat që kanë afishuar pjesëmarrësit e marshit.

Midis parullave kanë qenë edhe fotot e dy prej figurave më të respektuara amerikane nga qytetarët e Kosovës: ish sekretares amerikane të Shtetit, zonjës Medlin Ollbrajt dhe ish-komandantit të NATO-s për Evropë në vitin 1999, gjeneralit  Uesli Klark, dy prej mbështetësve të fuqishëm të sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike, që i dhanë fund mizorive të makinerisë ushtarake e policore të shtetit të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Pak ditë më parë, solidaritet me shtetin e Izraelit shprehu edhe Qeveria e Kosovës. Ministria e Punëve të Jashtme, përmes një reagimi publik, e vlerësoi të drejtë kundërpërgjigjen e ushtrisë izraelite ndaj sulmeve mëraketa nga Hamasi. Nëreagim thuhet se Izraeli, sikurse çdo vend tjetërnë botë, ka të drejtë dhe obligim të veprojë për mbrojtjen e popullsisë së vet.  

Opinioni në Kosovë është i ndarë lidhur me luftimet  dhjetëditëshe midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite. Një pjesë e opinionit mendojnë se reagimi i Izraelit u provokua nga sulmet me raketa nga Hamasi, ndërsa të tjerët i shohin palestinezët si  viktima të shtetit të fuqishëm izraelit.  

Sidoqoftë, të gjithë qytetarët e Kosovës shprehin keqardhje  për konliktin izraelito-palestinez që shkaktoi mbi 230 viktima në Gaza.

Para një jave, në Prishtinë është mbajtur një tubim solidariteti edhe me palestinezët.

(r.m.)