Në Randobravë varroset 55-vjeçari që vdiq në aksidentin e Kroacisë

Prishtinë, 28 korrik 2021 – Në Randobravë të Prizremit u varros një prej viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci.

Hamet Hoxha, 55 vjeçar, nga Randobrava, u përcoll në banesën e tij të fundit me nderime të familjarëve, të afërmve dhe miqve të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit.

Në aksidentin që ndodhi në afërsi të Slavonski Brodit, në Kroaci, të dielën në mëngjes, e humbënjetën 10 persona që ndodheshin në autobusin e linjës Frankurt – Prishtinë.

Trupat e pajetë të viktimave arritën në Kosovë sot, pak pas mesditës. Ata iu dorëzuan familjarëve të tyre, të cilët kanë kërkuar që varrimi të bëhet në vendbanimet e veta.

21 udhëtarë që e mbujetuan aksidentin u kthyen në Kosovë të martën në mbrëmje. Katër të tjerë kanë kërkuar të kthehen përsëri në Gjermani.

15 persona të lënduar në këtë aksident vazhdojnë të trajtohen në Spitalin Rajonal në Sllavbonski Brod, kurse një tjetër është dërguar për trajtim në Zagreb.

(r.m.)