Në Razëm, zbori dimëror.

Bashkim Saliasi

Bashkim Saliasi

-Na u dha urdhër i prerë: – “Zbori ushtarak”, do të zhvillohet në dimër, larg qytetit, në mal, në temperatura të ulta, në mes të dëborës dhe mjegullës… që rinia të jetë e përgatitur për çdo situatë në rast sulmi nga fqinjët.
U tha, – u bë!. Urdhëri ishte urdhër dhe askush nuk kishte të drejtë ta kundërshtonte. Urdhëri në ushtri zbatohet dhe më pas dilet në raport.
-Menjëherë urdhëri i ardhur nga lartë na u bë i ditur para korpusit të Institutit, pas mbarimit të orës së fiskultursë së mëngjesit. Urdhërin e komunikojë drejtoresha e Institutit Dh. Lloja….
Pedagogët tanë, që gjendeshin në krye të kurseve përgjegjëse diçka folën nën zë…..
Gjendeshim në mes të viteve 1970 dhe mos harrojmë se fushata e grupeve armiqësore të zbuluara, kërkonin që të përgatiteshim për çdo situate të brendshme dhe të jashtme. Lufta kundër konservatorizmit, liberalizmit dhe shfaqeve të huaja ishte në qendër të vemëndjes dhe për më të voglin shkak, të mbysnin me lloj-lloj ideologjish, duke të cilësuar edhe armik të popullit.
Fletë-rrufet e shpikura në atë kohë si masë sigurie dhe vënien në dukje të të metave apo shfaqeve të huaja bënin kërdinë. Burgjet filluan të mbusheshin me persona, që për një fjalë goje, që shprehnin lirshëm, ashtu si i mendonin zgjidhjet e problemeve, gdhiheshin në hetuesi dhe ngryseshin në Spaç, Gjegjan, Ballsh, Sarandë, sa më larg familjes.
Familjen ta degdisnin pa nam e nishan. Për shkollë e fëmijëve, as që bëhej fjalë dhe pas të shoqëronte “damka” armik i popullit dhe i Partisë……
U bindëm dhe shumë shpejtë u paisëm me të gjitha pajimet ushtarake, pa dallim seksi e moshe, që nga student i kursit të parë dhe deri te pedagogu më i vjetër, pa marrë parasysh arsyet shëndetësore etj.
-Pyetjet që bënin studentët, si do të shkojmë në Razëm, në këmbë apo me makina?! -Pedagogët tanë, iu shmangeshin përgjigjeve, pasi dhe ata vetë nuk kishin djeni për këtë urdhër të dalë atë mëngjes.
Urdhëri kishe mbërritur aq pa pritur, saqë edhe studentët që ishin anëtarë të Partisë, nuk kishin djeni…….
-1 shkurt 1978, të gjithë studentët e ILP Shkodër, me një sinjal alarmi, që tramaksi gjithë qytetin, i gjeti të rreshtuar para korpusit të Institutit, të inkuadruar në skuadra, toga dhe kompani.
Komandanti i ushtarakes, një burr i qetë dhe fjalë pak, paraqiti situatën dhe ndau detyrat e vartësve të tij.
-Situata u paraqit tepër e rëndë.
-Armiku na kishte sulmuar…… dhe ne, studentët e ILP Shkodër, na ishte ngarkuar detyra, që të mbronim me çdo kusht, pikën turistike të Razmës.
Të gjithë duhet të mobilizoheshim, me mish e shpirt, për të realizuar objektivin:
“Të mbronim çdo pëllëmbë toke, qoftë dhe duke sakrifikuar dhe jetën”.
Urdhëri u dha i prerë: “Kolon për një, pa asnjë shkëputje toga nga toga”.
Komandanti dhe sekretari i Partisë së Institutit, (në situatat luftarake kryente detyrën e Komisarit Politik), u vunë në krye të kolonës.
Togës sonë, dega biologji-kimi, i ra shorti që të udhëhiqte marshimin. Mbas nesh, vinin kurset e matematikës, më pas gjuhë-letërsia dhe kollona mbyllej nga studentët e degës histori-gjeografi.
Si duket këta i kishin lënë në mbyllje të kolonës, që në rast dyluftimesh të përshkruanin situatat dhe të shkruanin historinë…….
Fillimi qe i mbarë.
…..Ecnim në qetësi dhe rrallëherë dëgjoje ndonjë shaka nga shoku apo shoqja, që kishe para ose pas.
Kaluam fushën e Shtoit dhe morëm rrugën që të çonte në Razëm.
Vajza e djem ishin veshur të gjithë me të njëjtën uniformë dhe askush nuk mund t’a dallonte shokun apo shoqen, që kishte në krah, sepse mugëtira e reve pupulore, që përshkonin luginën, nuk të lejonte të shikoje shumë larg.
-Të gjithë një ngjyrë….
-Të gjithë një ngarkesë….
-Të gjithë njësoj…..
-Çdo student qoftë vajzë apo djalë, mbarte në kurrizin e tij një ngarkesë prej 30 kg. Mbas dy orësh udhëtimi, urdhëri u dha për një pushim të shkurtër, që të sqarohej situata dhe të kalohej në marrjen e detyrës së re, për vazhdimin e kryerjes së detyrës.
– Ora po shënonte 8 e mëngjesit.
-Ai erdhi natyrshëm dhe retë filluan të rralloheshin. Brizat malore, që zbrisnin nga malet përrreth, na ledhatonin me flladin e tyre të freskët. Djersët rridhnin çurk, si ato currilat e ujit, që fillimishtë janë në sasira të vogla, por duke kaluar në rrëpirat e kodrinave shtohen e bëhen rrëke e më pas përrenj….
E njëjta gjë po ndodhte dhe në trupin tonë, ku piklat e djersës që kalonin mbi vetull, mblidheshin poshtë mollzave të faqes dhe më pas rrëshkisnin si ujvara drejtë mjekrrës, gushës e më pas në kraharor.
Ora shkoi tetë e gjysëm. Komandanti si duket harroi ushtarët e vet dhe jepte e merrte në radio me vartësit, se si t’i zgjidhte situatat e mëtejshme.
Dalëngadalë dielli nxorri kokën prapa malit dhe me rrezet e tij të arta ndriçoi fytyrat e mavijosura të studentëve.
Komandanti u kujtua dhe me një komandë, me një zë që kumboi dhe pas la jehonën e tij, urdhëroi borizanin t’i binte bories, në shenjë alarmi, për të vazhduar udhëtimin. Komandantët e togave dhe kompanive, morën detyrën dhe sqaruan situatën luftarake, që do zgjidhnim……..
U vumë në kollon për një. Në krah kisha shoqen e jetës dhe hera-herës mundohesha t’a ndihmoja, duke i dhënë kurajë dhe folur për ditët e bukura që na prisnin. Herë – herë e ndihmoja, duke i mbajtur helmetën ose pelerinën………
Banorët e zonës, të cilët ishin mbyllur brenda, për shkak të rreshjeve të borës, hapnin dyert e shtëpive dhe vrapin e mbanin në kasollet e gjësë së gjallë për t’i ushqyer ato. Shumë prej tyre, kur kalonin afër nesh, na përshëndesnin dhe habiteshin me ne, që në atë ditë qameti, lëviznim të ngarkuar si kuajët në shkretëtira dhe ecnim drejtë majave të maleve, që ishin streh vetëm për borën dhe egërsirat.
Pas një rugëtimi prej dhjetë orësh, aty nga ora 1400 arritëm në afërsi të pikës Turistike të Razmës.
Ja, dhe pak dhe arritëm, foli shoku im i kursit, Xhaxhoja (nofkë që i kishte mbetur që nga fëminia), që e njihte mirë terrenin, mbasi atij i takonte të vinte shpesh me shokët e skuadrës së basketbollit të klubit, “Vllaznia” për stërvitje dimërore.
Kur ju afruam pikës turistike të Razmës, dielli ishte në të perënduar. Bora me bardhësinë e saj, vriste bukuritë e zemrave vajzërore dhe djaloshare, që me “rraqet” që banin në kurriz hera-herës gulçonin: oh, moj nënë, ç’na ka gjetur!?
Pas një udhëtimi prej më shumë se dhjetë orësh arritëm më në fund në vendin e caktuar. Komandanti përgëzoi studentët dhe urdhëroi, që të gjithë të stabilizoheshin në fjetinat e përgatitura më parë.
Të gjithë u ulën ku mundën dhe u bënë njësh me borën. Trupat e studentëve dukeshin si copa trungjesh të sharruar dhe lënë në harresë…
-Disa i zuri gjumi ashtu sikundër ishin, të mbledhur galiç njëri pas tjetrit.
Pedagogët që mbani detyrën e komandantit të togës, jepnin e merrnin me studentët e tyre, që t’i çonin në fjetinë.
Ishte e pa mundur, lodhja ishte e tejskajshme…
Komandanti dhe komisari që ndiqnin situatën nga afër dhanë urdhër: Të rreshtohen kompanitë……
Boria dhe çanga e pikës ulërinin.
Jehona e tyre u përcoll në malin e Veleçikut. Gjumi dhe kapitja e studentëve u largua si me magji. Të gjithë u rreshtuan sipas formacioneve përkatëse.
Më në fund, u stabilizuam në fjetinat me krevat tip marinari, të gjithë kurset bashkë.
Që ditën e parë fillojë “kusaria”.
-Humbën batanije dhe pelerina. Loja u përhap ngadalë dhe askush nuk fliste, por veçse zbatohej ligji i (xhunglës), metoda e zëvendësimit.
Kishin kaluar pesë ditët e para dhe radha më erdhi edhe mua. Heshta dhe mbasdite i tregova shokut tim të krevatit, se si qendronte puna.
-Mos fol më tha, në formë urdhëri, se në mbrëmje do e zëvendësojmë….
-Si u tha, ashtu u bë….
Fjetina jonë ishte mencë e pikës turistike dhe tavani i patinuar, gjatë natës kondesonte avujt, që dilnin nga “shpirtërat e shtrirë” mbi krevate dhe mbasi rriteshin sumbullat e ujit binin poshtë në formën e shiut mbi “skeletet me sy të mbyllura”.
Në fjetinë, gjatë natës bënin roje shokët e postës, por ata shpesh nga temperaturat e ulta, i zinte gjumit dhe “bandat e hajdutve” të pelerinave dhe batanijeve dhe pse jo dhe e sendeve të tjera si cigare, kambale, rripa, thupra të pushkëve etj, gjenin terren të përshtatshëm për të vepruar….
-Nuk thonë kotë, se “ujku mjergull kërkon”, që të bëjë dasëm.
Kishin kaluar tre javë dhe ne pothjuajse u mësuam me situatat e vështira. Në mëngjes, na çonin që në orën pesë dhe na nxirrnin në fiskulturë, vetëm me këmishë dhe pantallona.
Më pas ishte tranazhi i rregullimit të krevatit, në formën e kutisë së shkrepses dhe pastaj tualeti personal, larje e dhëmbëve, rrojtje, qepje e qafores dhe i gatshëm për t’u paraqitur në mencë në orën gjashtë e gjysëm, për të ngrënë ushqimin.
Në orën shtatë kishim shikim rreshtor, deri në shtatë e gjysëm dhe më pas stërvitje sipas programeve të hartuara dhe miratuara nga komanda.
Ky ishte rituali i stërvitjes dimërore në pikën turistike të Razmës vetëm për mëngjesin.
Ishin ditët e fundit dhe duhet të zgjidhnim dhe një situatë të vështirë, pasi të ktheheshim në jetën civile. Nuk vonoi dhe zërat e përfolura, u bënë realitet……
Ora pesë e mëngjesit.
Borizani me ta-ta-ta-të e bories së tij dhe çanga nga ana tjetër, me dag-dang-dangat e saj, lajmëruan si rrufe që të gjithë studentët, që të mblidheshin para sheshit të stërvitjes.
Komandantët e kompanive, togave dhe deri te komandanti i skuadrës bërtisnin: shpejtë, shpejtë….
Nuk kaluan veçse pesë minuta dhe të gjithë studentët ishin rreshtuar në formacionet e tyre përkatëse. Shumë nga studentët dhe këpucët nuk kishin mundur t’i lidhnin dhe shpesh përkuleshin, por shoku apo shoqja në krah e kujtonte se duhet të mbante drejtëqëndrimin, se po sqarohej situata dhe po jepej detyra që do të kryenim…..
Më në fund komandanti dha urdhër që të hahet mëngjesi dhe të merrej me vete ushqimi i thatë për drekën. Këto veprime do kryheshin për tridhjetë minuta dhe të gjithë do rreshtoheshin në marrje të detyrës së re.
Askush nuk dinte gjë…
Zërat po qarkullonin në të gjitha anët….
Dikush thoshte se do të nisemi në drejtim të Shkodrës…
Dikush tjetër jepte një version tjetër…..
Ora shkoi gjashtë pa një çerekë. Sinjali i bories lajmëroi për t’u rreshtuar përsëri. Komandantët e togave raportuan prezencën e efektivit dhe më në fund iu raportua komandantit të shkollës se gjithë efektivi ishte gati.
Komandanti pas një fjalimi të shkurtër mbi situatën e krijuar, komunikojë urdhërin e ardhur nga Komanda Eprore.
“Ne na është ngarkuar si detyrë të mbrojmë majën e malit Veleçik”.
– A jeni gati për mbrojtjen e Atdheut?- foli komandanti me një zë të çierrë?
– Në honin e maleve përrreth, oshëtiu jehona e zërave studentor: “Gjithmonë Gati”.
Kaq u desh dhe kolona fillojë ti ngjitej malit përpjetë. Ne djemëve të degës biologji–kimi, shorti na binte që të udhëhiqnim kollonën dhe në krye qendronte një djalë nga Lezha, i quajtur M. Rrjolli.
Situata është “tepër e rëndë”, na oshtëinin në veshët tanë këto dy fjalë të komandantit, prandaj ju duhet të veproni sa më shpejtë të jetë e mundur.
Për të realizuar objektivin, na oshëtinin në vesh fjalët e komandantit, që në kohë rekort, ju duhet t’u udhëheq shpirti i garës dhe të kapim majën e malit Veleçik, para se armiku të arrijë atje.
Në krye të kollonës qëndronte komandanti i shkollës dhe pas tij shoku im i kursit, por në gjysmën e rrugës, ai ndaloi për të kontrolluar situatën dhe në krye mbeti shoku ynë.
Trashësia e borës e kalonte një metër dhe atij që çante rrugën i pari, i duhej të djersiste shumë.
Ndërroheshim hera-herës me shokët tanë, kur në një kthesë hasim gjurmë, që ne fillim na u dukën si gjurmë qeni gjuetie, por ato në fakt ishin gjurmë ujku.
Ujku..-ujku ..- bërtiti shoku, që udhëhiqte kolonën.
Në një moment, retë u larguan dhe para nesh në distancën 150 m, ecte një ujk i murrmë, në drejtim të majës së malit Veleçik.
Shoku im bërtiti: -Ujku… ha…ha… ujku…, por shumë shpejtë erdhi urdhëri, që ta linim ujkun në punën e vet dhe ne të kryenim detyrën, që na ishte ngarkuar.
Të gjithë kishim armë, por fishekët na mungonin….
As komandanti, që kishte pistoletën me fishek, nuk kishte të drejtë, të qëllonte mbi ujkun.
-Ujku ecte para dhe ne pas tij…
Më në fund, i pari arriti ujku…. në majën e malit Veleçik dhe më pas ne, pararoja që udhëhiqnim marshimin për përmbushjen e detyrës!
Ujku u ul poshtë dhe kloi klonin.
Më në fund kolona u ngjitë e gjitha në majë të malit dhe studentët u ulën të shkujdesur ku të mundënin.
Biseda e kalimit të ujkut në vijën kufitare dhe dalja në Mal të Zi, ngjalli kureshtje dhe studentët grupe-grupe filluan bisedat e tyre të ngushta, për jetën e ujqëve në malet me dëborë.
…..E gjithë armata e studentëve ishte ulur mbi dëborë dhe e harruan të ftohtin, pasi realizuan detyrën….
Komandanti dhe komisari më në fund mbrritën në majën e malit dhe urdhëruan që të reshtohej efektivi.
I pari e mori fjalën komisari, i cili na përgëzoi dhe falenderoi për guximin dhe shpirtin e sakrificës për realizimin e detyrës në kohë rekord në mbrojtjen e atdheut…..
Komandanti bëri konkluzionet e marshimit dhe dha zgjidhjen e situatës në zbritje.
Kalimi nga lartë poshtë për të gjithë studentët ishte shumë i vështirë, pasi dëbora kishte mbuluar gjurmët dhe shtigjet që ne hapëm kur u ngjitëm lartë ishin mbyllur…………..