Në Selanik u hodh dritë mbi figurën e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë

Selanik, 4 shtator 2022 – Në Kishën Katolike në Selanik, të shtunën përfundoi manifestimit kulturor-shkencor “DRITA E GONXHES”. Komuniteti shqiptar i Selanikut me kryetarin Dr. Luan Zyka, si nikoqir të këtij aktiviteti, kishin mbledhur një numër të madh emigrantësh, të cilët erdhën që të ndjekin prezantimin e veprimtarisë hulumtuese e botuese të Departamerntit për Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze të Institutit  të Trashëgimisë  Shpirtërore e Kulturore Shqiptare (ITSHKSH) në Shkup. Ky takim, ku u përçuan mesazhe dashurie, mirëkuptimi e shprese për të ardhmen, kaloi në një atmosferë impresionuese, si meritë e organizatorëve, por edhe e mysafirëve nga Shkupi.

Ishte figura e Gonxhe Bojaxhiut-Nënës Tereze që bashkëdyzoi anën pëmbajtjesore dhe solemne të kësaj ngjarjeje, ku shquhej përkushtimi i përbashkët për një koordinim institucional në mes të ITSHKSH dhe Komunitetit shqiptar në elanik, me theks të posaçëm gjetja e pikëtakimeve në organizimin e jetës kulturore e atdhetare, si imperativ i integrimeve rajonale, ku edhe shqiptarët duhet të kenë pjesën e vet të përfitimeve, por edhe të përgjegjësive.

Duke e pa si të domosdoshme nevojën për një integrim të tillë, Dr. Luan Zyka, kryetar i Komunitetit Shqiptar në Selanik, e vlerësoi lart punën e ITSHKSH në senzibilizimin e çështjeve me interes të përbashkët kulturor e patriotik të shqiptarëve, por edhe të të tjerëve. Ai falënderoi drejtorin e ITSHKSH, prof.dr. Skender Asanin, për gatishmërinë e treguar për një bashkëpunim institucional, i cili po fillon me ditët kushtuar jetës dhe veprës së Nënës Tereze, në kuadër të manifetimit DRITA E GONXHËS. Ai premtoi se Selaniku edhe në të ardhmen do të jetë mikëpritës i aktiviteteve të ngjashme, kurse komuniteti që e drejton ai do të jetë epiqendra e zhvillimeve kulturore në këtë qytet helen.

“ITSHKSH po e zgjeron fushëveprimin e vet edhe duke u hapur ndaj publikut të gjerë, Brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë. Me një synim të tillë u zhvillua edhe ky aktivitet në Selanik”, tha drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, i cili falënderoi drejtuesit e Kishës katolike të këtij qyteti si edhe nikoqirin dhe organizatorin Dr. Luan Zyka

Duke qenë si shkas figura e Nënës Tereze që mblodhi dhjetra emigrantë shqiptarë në Selanik, Dr. Asani shpalosi disa detaje interesante që lidhen me këtë figure.

“Bota tashmë ka njohuri të mjaftueshme mbi portretin moral, e njerëzor të nobeliste sonë, por fare pak dihet për Gonxhen e Shkupit, që doli nga dera e Bojaxhinjve bujarë. Periudha e fëmijërisë së Gonxhes kaloi në një ambient ku u bashkëdyzuan kulturat dhe traditat dhe ajo, duke shkelur kalldërmin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, barti me vete atmoferën e një kulture me diversitet fetar, etnik e gjuhësor”, theksoi Asani.

“Ne duhet të bëjmë shumë më shumë që Gonxhe Bojaxhiu të njihet edhe më shumë në botë, sepse ajo është e jona, kurse Nëna Tereze është e botës mbarë. Për këtë qëllim është themeluar departamenti që e mban emrin e saj, e që ka për synim ngritjen e në një nivel më dinjitoz gjithë vëmendjen shkencore e kulturore për Gonxhe Bojaxhiun- Nënën Tereze, figura e së cilës së shpejti do të shpallet aset shtetëror i mbrojtur me ligj, ide kjo e inicuar nga ITSHKSH dhe e elaboruar nhga njohëit më të mirë të jetë dhe veprë së Nënës Tereze”, u shpreh prof.dr. Skender Asani.

“Kjo mbrëmje që po na bashkon sonte nuk do të mund të ishte kaq madhështore pa kontributin e komunutetit shqiptar në Selanik, në krye me Luan Zykën, një intelektual  dhe veprimtar i devotshëm, të cilin po e pate mik, je me shumë fat”, tha studiuei dhe bashkëpunëtori i Jashtëm i ITSHKSH, Mehmet Prishtina.

Pasi foli për Selanikun, si qytet heterogjen me diversitet kulturash e traditash, Prishtina nënvizoi se ky qytet helen, siç po e shohim edhe tani, u bë një vend mikpritës i mijëra emigrantëve shqiptarë, të cilët aty e gjetën mbijetesën ekonomiko-sociale, zhvillimin në karrierë dhe perspektivën. Dëshmi për këtë është edhe hapja e shkollës për mësimin e gjuhës shqipe, e cila po bëhet një fanar që ndriçon udhën e Dhaskal Thodrit në misionin e shenjtë të shkronjave shqipe për brezat e rinj të shqiptarëve”, tha më tutje ai.

“Një mirënjohje e thellë për këtë organizim shkon për komnunitetin hqiptar në Selanik, në krye me Luan Zykën, por edhe për krerët e Kishës Katolike, të cilët i hapën dyert dhe zemrat për karvanin tonë nga Shkupi, i cili udhëtimin e vet po e vazhdon në kërkim të unitetit dhe mirëkuptimit ndërvëllazëror e ndërnjerëzor”, theksoi Prishtina.

E veçanta e këtij eventi ishte pjesëmarrja e Bashkësisë së Motrave të Nënës Tereze të Selanikut, posaçërisht e motrës Lysia, ish sekretare e Nenës Tereze, e cila kishte ardhur nga Kalkuta enkas për të sjellë copëza kujtimesh nga vitet e kaluara bashkë me Nënën Tereze. Ajo zgjoi emocione tek të pranishmit me kujtimet e saj nga jeta e përbashkët me Nënën Tereze, dhe me kujtimin se Nëna Tereze vazhdimisht kishte thënë: “E kam në zemër popullin tim, popullin shqiptar”.

 Edhe motra Maximiliana, nga Bashkësia e Motrave të Nënës Tereze të Selanikut, foli për përvojën e saj në rrugëtimin e saj dhe të motrave tjera në disa vende të Ballkanit, ku u nderua dhe vlerësua figura e Nënës Tereze.

Ky prezantim i veprimtarisë së ITSHKSH në Selanik pati edhe dimensionin solemn dhe artistik. Këtë pjesë e bëri më përmbajtjesor paraqitja e disa arttisëve shqiptarë që jetojnë në Selanik, ndërsa pika kulmore e mbrëmjes artistike ishte ajo e këngëtares së Operës së Selanikut, Anila Tërshana, e cila i këndoi disa arie, përfshirë këngën “Lamtumirë”, me tekst të Nënës Tereze.

Në mbyllje, komuniteti shqiptar i Selanikut u ndau mirënjohje Prof.Dr. Skender Asanit dhe Mehmet Prishtinës, Ky i fundit u shpall anëtar nderi i Komunitetit Shqiptar të Selanikut.

(e.a.)