Në Shijak zbulohet një “shtëpi bari” dhe një arsenal armësh, shoqërohen dy vëllezër

Tiranë, 24 janar 2023 – Në fshatin Sallmone të Shijakut, gjatë një operacioni policor, është zbuluar një “shtëpi bari” dhe një arsenal armësh. Gjatë operacionit është sekuestruar lënda narkotike dhe janë arrestuar vëllezërit Fredi Krasniqi, 46 vjeç, ndërsa është shpallkur nër kërkim vëllai i tij, Selman Krasniqi, 43 vjeç.

Policia e Shtetit, në një konferencë për mediat, njoftoi se gjatë operacionit të koduar “Krahët e krimit” ka zbuluar se droga kultivohej në një shtëpi katër katëshe, prone e dy vellëzerve. Dy katet e fundit të shtëpisë ishin përshtatur për rritjen e bimëve narkotike.

Policia tha se në ambientet e shtëpisë janë gjetur dhe sekuestruar 444 vazo lëndë narkotike kanabis, 222 llampa elektrike dhe pajsje të tjera për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Pas kontrolleve të imtësishme, në një mur të dyfishtë të shtëpisë është gjetur edhe një arsenal armësh: 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik, 1 granatë dore dhe municione të shumta.

Dyshohet se armët mund të jenë fshehur nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kështuqë kanë nisur veprimet për indentifikimin e autorëve të vërtetë që mund të qëndrojnë pas këtij aktiviteti.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Skënder Hitaj, paralajmëroi operacione të tjera për të zbuluar nëse pas kësaj veprimtarie qëndrojnë persona të tjerë.

“Për momentin mund të flasim për këta dy persona, pasi kemi prova dhe fakte, ndërsa për personat e tjerë mbeten pjesë e hetimeve dhe patjetër që presim operacione tjera, të cilat do t’ua bëjmë me dije në një moment të dytë”, tha ai, duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve.

(r.m.)

Comment

*