Në Shqipëri, arrestohen edhe së paku shtatë të dyshuar lidhur me aferën e incineratorëve

Tiranë, 29 mars 2022 – Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit SPAK nisi të martën një seri tjetër arrestimesh në bazë të dyshimeve për korrupsion në lidhjeme lejet e ndërtimit të tre incineratorëve për trajtimin e mbetjeve urbane: në Elbasan, në Fier dhe në Tiranë.

Të martën, policia kreu arrestimin e të dyshuarve në Fier dhe Tiranë, të kërkuar nga prokurorët e këtyre rretheve, në kuadër të një hetimi të gjerë lidhur me këtë aferë të madhe korruptive.

Mediat në Shqipëri raportuan për arrestimin e të paktën 7 personave, por paralajmërojnë se lista e të arrestuarve mund të jetë më e gjatë.

SPAK nuk ka thënë ende njoftim zyrtar lidhur me operacionin, i cili është ende në vazhdim e sipër.

Personat e arrestuar gjatë ditës sëmartë përbëjnë grupin e dytë të të arrestuarve për çështjen e incineratorëve. Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ishte arrestuar nëmuajin dhjetor nën akuzat për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash”, “korrupsion e rryshfete”. Dyshohet se ai kishte përfituar deri në 3.7 milionë euro gjatë procedurave për lëshimin e lejeve përndërtimin e incineratorit të Elbasanit. Koka i kamohuar akuzat, duke thënë ae ai kishte zbatuar ligjin.

 SPAK i ka lëshuar edhe dy urdhëra arrestimi, për Stela Gugallian dhe Klodian Zoton. E para ishte administratore e kompanisë që e fitoi koncensionin përinceneratorin e Elbasanit, kurse i dyti ishte administrator i kompanisë, që kreu punimet. Zoto zotëron dhe 70 për qind të aksioneve në incineratorin e Fierit.

Hetime mbi procedurat e tre incineratorëve kreu edhe një komision i posaçëm i Kuvendit, i cili mori dëshmi nga disa dhjetëra zyrtarë të lartë, kryeministri Edi Rama, ministra e ish ministra, deputetë e ish deputetë, bashkiakë e ish bashkiakë në Tiranë, Fier e Elbasan, ekspertë e administatorë privatë e shtetërorë të kompanive dhe bizneseve që lidhen me tre incineratorët.

Opozita deklaroi prej se afera e incineratorëve ishte një shkelje e hapur e ligjeve dhe një korrupsion i përmasave të mëdha, në shuma që llogariten deri në 430 milionë euro.

Kuvendi me shumicë socialiste nuk e miratoi raportin me 120 faqe të hartuar nga komisioni i drejtuar nga opozita, por materialet voluminoze të siguruara gjatë këtij hetimi janë dërguar në SPAK për të mbështetur hetimet e nisura prej 6 muajsh.

(r.m.)

Comment

*