Në Shqipëri, arrestohen kryetari dhe 7 zyrtarë të Bashkisë së Bulqizës

Tiranë, 16 mars 2023 – Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Bulqizës si dhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë janë arrestuar pas një hetimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kryetari i bashkisë Lefter Alla, nënkryetarja e bashkisë si dhe 6 zyrtarë të tjerë akuzohen për veprat penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, zoti Alla si dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë disa shkelje gjatë një tenderi në prill të vitit 2021, për rinovimin e rrjetit të kanalizimeve në zonën e njohur si “Lagja e vjetër” të qytetit të Bulqizës, me një vlerë rreth 3 milionë dollarë. Tenderi u fitua nga dy kompanitë: “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k.

Sipas SPAK-ut dy kompanitë në fjalë kanë paraqitur vetëm dokumentacionin, ndërsa punimet janë kryer nga kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila drejtohet nga Aqif Konesha, që ka lidhje shoqërore me kryetarin e bashkisë.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Aqif Konesha dhe dy administratorë të tjerë po ashtu janë arrestuar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë të kompanive janë lënë në “arrest shtëpie”.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar thotë se proçedura e prokurimit dyshohet se është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjet.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e arrestuar, përfshirë kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetaren kanë favorizur një firmat pjesëmarrëse në tender.

Lefter Alla, mori detyrën e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e muajit qershor të vitit 2019, si kandidat i Partisë Socialiste.

(Zëri i Amerikës)