Në Shqipëri konfirmohen dy raste të infeksionit me “Omicron”

Tiranë, 23 dhjetor 2021 – Varianti i ri i koronavirusit, “Omicron”, ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini. Ajo ka treguar se derimë tash janë konfirmuar dy raste mekëtëvariant.

“Nga Instituti i Shëndetit Publik, pas dërgimit në mënyrë sistematike të mostrave, kanë konfirmuar dy raste të ‘Omicron’, në totalin e mostrave të dërguar kundrejt sekeuencimit genomik. Në bazë të hetimit epidemiologjik dhe dyshimit të ekspertëve, u konfirmuan edhe me diagnozën laboratorike. Ndërkohë vazhdon mbizotërimi i variantit ‘Delta’, pavarësisht variantit ‘Omicron’”, ka thënë Tomini.

Ajo ka thënë se për evitimine përhapjes në masë të këtij virusi duhet të respektohen masat anti-Covid, por edhe ka bërë thirrje për vaksnim.

“Vlen të theksojmë se duke qenë se kemi mbizotërim të variantit  ‘Omicron’ masat janë për t’u respektuar, maska, higjiena, por edhe minimizimi dhe shmngia e grumbullimeve janë të rëndësishme. Të gjitha këto duhet të kombinohen me marrjen e vaksinës”, ka thënë Tomini.

(r.m.)

Comment

*