Në Shqipëri mbërrijnë edhe 11.700 doza të vaksinës “Pfizer/BionTech”

Tiranë,10 maj 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë lajmin se 11 mijë e 700 dozat e vaksinës “Pfizer/BionTech” kanë arrritur tashmë në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në Shqipëri do të arrijnë vaksina çdo javë. Ai thekson se deri më tani në Shqipëri kanë ardhur 760 mijë vaksina dhe e ngre në 1 milionë të vaksinuar objektivin e imunizimit nga COVID-19.

Postimit ia ka bashkangjitur një foto gjzatë shkarkimit të kontigjentit më të ri të vaksinave nga aeroplani, në Aeroportin e Tiranës.

Postimi i Ramës:

🧪 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

✅ Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar✍️

👉 Më shumë se 760 mijë vaksina kanë mbërritur deri tani🇦🇱, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime🤝

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

#SkaKohëPërPushim 🏃🏻‍♂‍

(r.m.)